E diel, 30 Gusht 2020
12:42
Në radhë për pronat/ Pa dokumente që prej 2006-ës

Në kadastrën e Fierit ka ende njerëz që presin për t’u pajisur me certifikatën e pronësisë.

12:32
Alkool e prapësi/ Britanikët mbushin rrugët e qyteteve pas festave “të shthurura”

Erdhi fundjava, e bashkë me të u rikthyen dhe festat e “shthurura” të të rinjve britanikë.

12:16
Protesta kundër masave antiCovid në Gjermani/ Tentohet mësymja e parlamentit

Politikanët gjermanë reaguan me zemërim ndaj përpjekjes së qindra personave për të mësyrë ndërtesën e parlamentit në Berlin, Reichstagun, në vazhdën e protestave kundër masave kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit.

12:10
Në përfundim blloku i banimit Kodër – Kamëz, Veliaj: Puna flet vetë, fjalët i merr era

Teksa pritet përfundimi i dy shkollave të reja në Kodër–Kamëz, puna e Bashkisë së Tiranës vijon për rikualifikimin e gjithë zonës, e cila po transformohet dita-ditës me asfaltimin e rrugëve të reja.

11:54
“A jeni gati që t’jua hedhë përsëri?”/ Michael Moore: Trump mund të përsërisë fitoren e 2016-ës!

Regjisori i famshëm i filmave dokumentarë, Michael Moore paralajmëroi se Donald Trump po fiton ndjeshëm terren në disa shtete kyçe, përpara zgjedhjeve presidenciale, aq sa duket se është në rrugën e përsëritjes se fitores së vitit 2016.

11:48
Rriten rastet me koronavirus në Evropë, Italia më mirë se të tjerët

Prej më shumë se një muaji, në Evropë virusi qarkullon lirshëm, por lëviz me shpejtësi të ndryshme. Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania, që në muajin gusht nisën të kapërcejnë sërish 1.000 infektimet në ditë, janë në një linjë: jo siguri maksimale, por gjendjen ende e kanë nën kontroll.

11:41
Mallakastër, i vë flakën zonës duke vjedhur/ Merrte energji elektrike nga një pus nafte, shkëndija djeg ullinjtë

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Mallakastër pasi vidhte energji elektrike, çfarë ka shkaktuar zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë.

11:32
Greqia, reagimi/ “Turqve ua lidh duart ligji ndërkombëtar”!

Greqia i është përgjigjur paralajmërimit turk mbi planet e Athinës për të zgjeruar ujërat territoriale të vendit me 12 milje detare.

11:26
(VIDEO) “Fërkime” në ajër! Dy avionë rusë i afrohen rrezikshëm bombarduesit amerikan

Dy avionë rusë iu afruan rrezikshëm një bombarduesi B-52 të Forcave Ajrore amerikane mbi Detin e Zi. Incidenti ndodhi në ujëra ndërkombëtare.

11:15
Po transportonte një familje nga Afganistani/ 200 euro personi, arrestohet një 52-vjeçar në aksin Librazhd-Elbasan

Një rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta është kapur në Elbasan.

11:04
Kamxhikë, zinxhirë dhe gjak/ Rituali i përgjakshëm i myslimanëve shiitë për të shënuar Ashurën

Njerëz që qëllojnë veten me zinxhirë dhe kamxhikë deri sa përgjaken; kjo është tematika e dhunshme e përcjellë në disa fotografi të një rituali fetar të myslimanëve shiitë në Peshewar, publikuar nga mediat britanike.

10:46
Fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë/ Njoftim i rëndësishëm, vetëm këta shtetas mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj

Përmes një njoftimi zyrtar, “Air Albania” bën me dijeni se sa u takon fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar.

10:33
Çmenduri koronavirusi/ Pacientët kafshojnë mjekët dhe tentojnë të ikin nga spitali italian

Mbrëmjen e së shtunës, një ndodhi e pazakontë u regjistrua në një spital në Romë, që përfshiu 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor.

10:26
Koronavirusi, Brazili dhe Meksika raportojnë qindra vdekje të tjera

Brazili raportoi 758 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa Meksika regjistroi 673 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore.

10:15
Mijëra persona në protestë kundër Netanyahu-t: Të dorëhiqet!

Mijëra njerëz në Izrael kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Benyamin Netanyahu për shkak të akuzave për korrupsion kundër tij dhe dështimit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

10:02
Shpërndanin drogë në Bulqizë dhe zonat përreth, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Dibër, gjatë një operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

09:56
Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione/ Mali i Zi voton sot për parlamentin e ri

Sot në Mal të Zi, prej orës 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.

09:48
Ishte shpallur në kërkim, kapet 30-vjeçari në Gjirokastër

Është kapur dhe ndaluar në Gjirokastër një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

09:28
Greqi -Turqi/ Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun lindor, Greqia është parimisht në të drejtë. E megjithatë Athina duhet të lëvizë nga pozicioni i saj, mendon Jannis Papadimitriou.

09:21
Mbi 500 viktima nga COVID-19/ Si është situata në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në institut dhe në laboratorët privatë janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive.

09:16
“Mos udhëtoni drejt Kapshticës”/ Thirrje për ata që janë nisur drejt Greqisë, sot u plotësua kuota

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë vjen me një njoftim të rëndësishëm, në një kohë kur në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh që duan të kalojnë drejt shtetit grek.

08:08
Bota e mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë, rikuperimi jo aq i shpejtë sa pritej

E gjithë bota është mbërthyer në krizën më të keqe që pas Luftës së Dytë Botërore. Të dhënat paraprake treguan se rënia në tremujorin e dytë ishte mbi 10% për pjesën më të madhe të shteteve të zhvilluara, si me bazë vjetore, ashtu dhe në raport me tremujorin e mëparshëm. E gjithë Eurozona u gjunjëzua përpara virusit, me një tkurrje prej mbi 12%. Në disa shtete, rënia arriti edhe mbi 20%, si në Spanjë.

07:49
Vranë 16 vjeçarin me sindromën Down, arrestohen dy policët

Dy oficerë policie në Afrikën e Jugut janë arrestuar pasi vranë një 16-vjeçar, vrasja e të cili ka shkaktuar protesta dhe demostrata masive.

07:22
Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta, moti ideal për plazh

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:07
Festa kthehet në tragjedi/ Shembet restoranti dy katësh, të paktën 17 të vdekur

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e shëmbjes së një lokali 2-katësh në Linfen të Kinës.

06:49
Foto/ Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë, rrëzohen pemët, shkatërrohen makina e çati banesash

Një valë moti të keq ka përfshirë pjesën veriore të Italisë me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe përmbytje në disa zona.

06:27
Ushqimet që largojnë nepsin për të ushqimet e ëmbla dhe karbohidratet

Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditëshme është frenimi i nepsit të tepërt. Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumrat dhe yndyrnat.

06:06
Lëngu detoks që pastron organizmin, si ta përgatisni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngyrë.

05:42
Si të forconi kockat natyralisht? Mësoni zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim kryesor që ndikon jetën e përditshme. Sëmundje si artirti, dhimbja e shpinës apo pjes ëtë tjera të trupit janë shumë të përhapura që ndikojnë në jetën e përditshme.

05:20
Zbuloni çfarë duhet të përfshini në mëngjesin tuaj që të jeni të ngopur më gjatë

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të pltoë? Epo kanë patur një të drejtë. Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo të kripurat, të ngrohtat apo të ftohtat, ka disa ushqime që duhet t’i përfshini patjetër.

05:00
Hungaria mbyll kufijtë më 1 shtator

Hungaria do të mbyllë kufijtë për të huajt më 1 shtator, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, derisa hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës, ka thënë, Gergely Gulyas, shef i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban të premten.

04:39
Merkel bën thirrje për trajtim të koronavirusit me seriozitet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të kenë kujdes kundër koronavirusit dhe ka paralajmëruar se pandemia mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm. Sipas saj, jeta nuk do t’i kthehet normalitetit derisa të zhvillohet vaksinë për sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus.

04:18
Bashkëpunëtorja e Navalnyt: Kremlini i përfshirë në helmimin e tij

Një aleate e ngushtë e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny thotë se autoritetet në Moskë nuk duan të hetojnë rreth dyshimeve mbi helmimin e tij, pasi pas këtij akti qëndron Kremlini, pavarësisht kundërshtive.

03:53
Ish-drejtorë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, kritikë për përgjigjen ndaj pandemisë

Pesë ish-drejtues të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ngritur pyetjen se çfarë po bën ky institucion për pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar deri tani mbi 170 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara. Ish-drejtorët thonë se përgjigja e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe se ky institucion është nxjerrë në plan të dytë në luftën kundër pandemisë.

03:32
Tjetër tubim masiv në Kenosha

Një tjetër tubim masiv zhvillohet pasditen e së shtunës në qytetin Kenosha, në shtetin Uiskonsën, pas një nate protestash paqësore, në vazhdën e disa të tillave të nxitura pas të shtënave të një afrikano-amerikani në shpinë nga një polic i bardhë.

03:11
SHBA/ Marshimi në Uashington

E premtja shënoi përvjetorin e Marshimit në Uashington të vitit 1963, gjatë të cilit udhëheqësi amerikan për të drejtat civile Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Memorialit të Linkolnit. Megjithëse turma për marshimin e 2020-tës ishte më e vogël se sa pritej, mijëra njerëz dolën për të protestuar ndaj vrasjeve nga policia të afrikano-amerikanëve, që ata thonë se janë një trashëgimi e skllavërisë dhe racizmit që vendi ende po përpiqet të kapërcejë.

02:50
Sfidë Amerikës, Kina lëshon “raketat shkatërrimtare”

Kina lëshoi një seri raketash balistike në Detin e Kinës Jugore këtë javë sipas zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një përshkallëzimi të stërvitjeve të saj ushtarake të shtrira në mijëra milje përgjatë vijës bregdetare të vendit, teksa tensionet me Washingtonin rreth ujrave të diskutueshëm, vazhdojnë të shtohen.

02:27
Vaksina kundër Covid-19/ Do të ketë, por jo për të gjithë

Instituti gjerman i Epidemiologjisë pret që deri në fillim të vitit 2021 të jenë në dispozicion një a më shumë vaksina kundër Covid-19. Sidoqoftë këto fillimisht nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

02:05
Franca shënon rritjen më të madhe të rasteve që nga përhapja e pandemisë

Franca regjistroi të premten më shumë se 7.300 raste të reja të koronavirusit, numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orësh në vend që prej muajit mars.

01:46
Kroaci/ Ekonomia shënon rëniën më të madhe që nga 1995

Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë ekonominë kroate të varuar nga turizmi, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.

01:25
Kampioni shqiptar i Formula 3, Lirim Zendeli garon nën flamurin gjerman

Një pilot shqiptar shkruan emrin e tij në historinë e automobilizmit. Bëhet fjalë për Lirim Zendelin që në pista garon nën flamurin gjerman i cili regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës. Zendeli 20 vjeçar që garon me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga Pourchaire në vendin e sdytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.

01:06
Tërbohet Bartomeu, klubi ndërpret kontratën me studion që këshilloi Messin

Në pritje të njohjes së të ardhmes së Lionel Messit, ndoshta përmes gojës së vetë Argjentinasit, historia që po monopolizon vëmendjen e të gjithë tifozëve në këtë verë të çmendur të tregut të transferimeve është pasuruar me një kapitull të ri.

00:44
Ajax konfirmon largimin e Donny van de Beek, United dhe Barcelona në sulm për talentin holandez

Ajaxi i Amsterdamit po përgatitet për shitjen e Donny van de Beek. Trajneri i “harkëtarëve”, Erik ten Hag, pranon se ka pasur “disa zhvillime” rreth një mesfushori, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Barcelonën.

00:27
Messi i palëkundur për largimin nga Barcelona, argjentinasi nuk do të paraqitet për testin e Covid-19

Leo Messi mbetet i vendosur për t’u larguar nga Barcelona. Ai e kishte të qartë se me klauzolën e largimit në kontratën e tij aktuale, do të ishte në gjendje të çlirohet nga klubi “blaugrana” sapo të përfundonte sezoni 2019-20.

00:12
Juventusi zyrtarizon blerjen e shkatërruesit nga Schalke

Juventusi ka zyrtarizuar blerjen e Weston McKennie. Mesfushori mbërrin nga Schalke 04 në formë huazimi për 4.5 milionë euro me të drejtën e blerjes për 18.5 milionë (në tre vjet), e drejtë që mund të kthehet në detyrim “nëse arrihen objektivat e caktuar sportivë”. Shifra për blerjen përfundimtare të lojtarit, sipas njoftimit për shtyp të Juventusit, mund të rritet në 25.5 milionë me arritjen e objektivave të mëtejshëm.

00:00
Arrihet marrëveshja, zbulohen detajet e transferimit të Dzekos te Juventusi

Arrihet marrëveshja. Edin Dzeko është shumë pranë transferimit te Juventusi pasi bardhezinjtë prej ditësh kanë këmbëngulur për boshnjakun dhe sëfundmi kanë marrë po-në jo vetëm nga 34-vjeçari por edhe nga Roma.

E shtunë, 29 Gusht 2020
23:38
Borja Valero konfirmon largimin nga Interi: Nder që vesha këto ngjyra

Borja Valero i jep lamtumirën Interit. Pas tre sezonesh me fanellën zikaltër mesfushori spanjoll ka konfirmuar largimin pasi kontrata e tij skadon më 31 gusht dhe nuk do t’i rinovohet edhe pse pak ditë më parë u përfol se Conte e dëshironte në skuadër edhe për një sezon.

23:31
Sadiku drejt Turqisë/ Mediat turke: Ka arritur akordin me…

E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke.

23:19
Aksident në Pogradec, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në fashin Malinë në Pogradec rreth orës 19:45. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi me iniciale A.K 43 vjeç.

22:56
Ja çfarë duhet të dini mbi procesin e ngrirjes së vezëve

Çfarë duhet të dini mbi procesin e ngrirjes së vezëve

22:42
Argjentina zgjat kufizimet antiCovid-19

Argjentina njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve kundër koronavirusit të ri deri më 20 shtator, ndërkohë që presidentin Alberto Fernandez paralajmëroi se pandemia tashmë është shtrirë në të gjithë vendin.

22:22
Itali, rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë kulmim të ri të virusit

Rihapja e shkollave nuk pritet të shkaktojë një kulmim të madh në rastet e reja të COVID-19, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

22:14
Udhëtimi në Shqipëri, Presidenti kroat kërkon falje dhe sqaron…

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke thënë se udhëtimi gabimisht u quajt privat edhe pse ishte një udhëtim zyrtar.

22:03
Kurti: Qeveria koti nuk është akademia e Kosovës por pandemia e saj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.

21:53
Nëndetëse bërthamore ruse dalin në sipërfaqe në Alaska, gjuajtësit amerikanë F-22 pikasin avionë rusë në manovrat madhore të Putin në Detin Bering

Flota detare ruse zhvilloi sot lojëra të mëdha lufte pranë Alaskës duke përfshirë dhjetra anije dhe aeroplanë, tha ushtria, në stërvitjet më të mëdha në këtë zonë që nga kohërat Sovjetike.

21:46
Hoti: Njohja reciproke, e vetmja temë me përfaqësuesit e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pak ditë para nisjes për në Uashington është shprehur se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë normalizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

21:34
Kinezët në garë për një numër telefoni fatsjellës, shitet për çmimin marramendës

Mijëra kinezë garuan në ankand për të blerë një numër telefoni “fatsjellës”, i cili përfundimisht u shit për një shumë marramendëse prej 2,25 milionë juan ose 300 000 dollarë

21:30
Aubameyang jap sinjale për kontratën pas fitores së superkupës nga Arsenal ndaj Liverpool

Sulmuesi spektakolar gabonez Pierre-Emerick Aubameyang shënoi sot penalltinë e fitores për Arsenal në ndeshjen e superkupës angleze ndaj Liverpool, para se të jepte në një intervistë të dhënat e fundit mbi situatën e qëndrimit të tij në skuadër apo jo.

21:27
Më parë kishte tentuar të vetëhelmohet, vetëvaret 47-vjeçari në Librazhd

Librazhd- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku  rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.

21:10
Tjetër tubim masiv në Kenosha

Një tjetër tubim masiv zhvillohet pasditen e së shtunës në qytetin Kenosha, në shtetin Uiskonsën, pas një nate protestash paqësore, në vazhdën e disa të tillave të nxitura pas të shtënave të një afrikano-amerikani në shpinë nga një polic i bardhë.

21:10
Zemërim në Iran për dënimin 9 vjet burg për burrin që therri bijën e tij

Nëna e një viktime 14-vjeçare të dhunës fatale në familje ka shprehur zemërimin e saj sot për dënimin e vogël të autorit teksa dhe të tjerë kritikë në Iran thonë se ligjet iraniane favorizojnë burrat.

20:53
Konsumuan alkool në një lokal/ Aksidentohen dy të rinjtë në Pogradec, makina rrokulliset 100 metra

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec  pranë fshatit Malinë. Një makinë ‘Jeep’ ku brenda tij kanë qenë dy të rinj nga fshatin Çezmë nën efektin e alkoolit ka dalë nga rruga dhe ka bërë rrokullisje për gati 100 m.

20:45
NATO publikon foton/ Rreshter Bajramaj duke demontuar një minë

NATO ka publikuar në faqen e saj foton e rreshter Vladimir Bajramajt, pjesë e kontigjentit shqiptarë në Letoni duke demontuar një minë kundërtank.

20:43
(Foto) PD e akuzoi se do të bënte pallat/ Kundërpërgjigjet bashkia e Tiranës: Ja si do jetë Kopshti 42 në Tiranë, me park lojërash dhe çerdhe

Bashkia e Tiranës iu është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me Kopshtin 42 në Tiranë.

20:35
Policia shpërndan protestën në Berlin kundër kufizimeve të Covid-19

Policia gjermane tha sot se ka ndaluar marshimin e rreth 20 000 refuzuesve të koronavirusit pasi ata nuk po zbatonin rregullat e distancimit social.

20:34
Shtëpia e Bardhë: 1.3 trilionë dollarë për koronavirusin. Pelosi: Nuk mjafton

Presidenti Donald Trump është i gatshëm të nënshkruajë një paketë lehtësuese ndaj pasojave të koronavirusit prej 1.3 trilionë dollarësh, njoftoi të premten një ndihmës i lartë i tij, por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullit amerikan.

20:18
Hoti sërish fton pozitë e opozitë të jenë të unifikuar në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

19:58
Sa kushton kurimi nga covid/ Vetëm ilaçet për një person janë 12 mijë lekë

Dyshimi i personave të cilët nuk besojnë se virusi covid-19 ekziston, bie poshtë kur shikon fluksin e pacientëve nëpër farmaci, të cilët pasi marrin një recetë nga mjeku i familjes i drejtohen farmacive për të marr ilaçet e duhura. Por cilat janë kostot që duhet të përballen personat e prekur me covid 19? Do të na flas farmacistja Muazeze Maçi. 

19:47
Kapshticë, bllokohen emigrantët/ Në doganë më shumë emigrantë se kuota prej 300 personash

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë rikthyer radhët e automjeteve. Shkak është bërë plotësimi i kuotës së përcaktuar nga shteti grek që mundëson kalimin e vetëm 300 personave në ditë përmes këtij pikë kalimi. 

19:44
Rama: Duam marrëveshje me Greqinë, nuk ka asnjë pakt të fshehtë me firmën time

Rama nuk e ka lënë vetëm me një deklaratë qëndrimin e tij në lidhje me detin dhe marrëveshjen me Greqinë. Ai ka bërë një koment të gjatë në formën e një replike me të gjithë ata që e kanë akuzuar për shitje, por edhe për opozitën dhe PD.

19:41
Shkencëtarët në hapësirë vëzhgojnë për herë të parë gjendjen e 5-të të lëndës

Shumica e asaj që ne shohim në botë i përket një nga katër gjendjeve të lëndës: e gaztë, e lëngshme, e ngurtë dhe plazmë.

19:21
Neuralink/ Elon Musk prezanton derrin me mikroçip elektronik në tru

Elon Musk ka prezantuar dje derrin e quajtur Gertrude të cilit i është implantuar një mikroçip “regjistrues” në tru, më të cilin manjati i teknologjisë demonstron planet ambicioze për ndërlidhjen e trurit të gjallë me makinerinë.

19:14
10 ilustrime që tregojnë se nënat ‘bëjnë’ magji

Magjia ekziston dhe ne e shohim atë çdo ditë. Magjistarë janë nënat tona, njerëzit e veçantë në jetën tonë që çdo ditë bëjnë mrekulli.

19:09
Covid-19 qëndron në hundën e fëmijëve për tre javë

Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorën përfundimet se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundën e tyre deri në tre javë.

19:03
Gjykata gjermane i jep dritën e gjelbër protestave kundër kufizimeve për luftimin e pandemisë

Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt mbajtjes së protestave të planifikuara për të shtunën në Berlin kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.

18:51
​Kufijtë ndërkombëtarë të Kanadasë të mbyllur deri në fund të shtatorit

Kanadaja do të zgjasë deri më 30 shtator mbylljen e kufijve të saj ndërkombëtarë për të huajt, me përjashtim të disa amerikanëve, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot qeveria.

18:50
Japonia ngre e para makinën fluturuese me një person në bord

Një makinë fluturuese është ngritur me sukses dje në Japoni, duke i hapur rrugë nisjes zyrtare të projektit në 2023.

18:46
Presidenti Trump drejt Luizianës dhe Teksasit për të parë dëmet e Uraganit Laura

Presidenti amerikan Donald Trump viziton zonat bregdetare të Luizianës dhe Teksasit në Gjirin e Meksikës të shtunën që u shkatërruan nga Uragani Laura, duke i lënë banorët pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm ndërsa përpjekjet e pastrimit vazhdojnë në kushte e motit të nxehtë dhe me lagështi.

18:41
1,444 raste me Covid në 24 orë në Itali, shënohet vetëm një viktimë

Italia vijon të shënojë shifra të larta për shkak të koronavirusit.

18:29
Londra nuk përjashton rivendosjen e kufizimeve

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock theksoi sot nuk përjashton vendosjen e kufizimeve të reja në Angli në rast të një vale të dytë të koronavirusit këtë dimër, që mund të shkaktojë 85 000 të vdekur, sipas një raporti qeveritar.

18:15
Protesta të ashpra në Suedi pasi ekstremistët e djathtë djegin kopjen e Kuranit

Episode të rënda dhune u shënuan mbrëmë në Suedi teksa rreth 300 njerëz protestuan kundër aktiviteteve anti-islamike të radikalëve të djathtë.

18:14
Ish-drejtorë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, kritikë për përgjigjen ndaj pandemisë

Pesë ish-drejtues të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ngritur pyetjen se çfarë po bën ky institucion për pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar deri tani mbi 170 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara. Ish-drejtorët thonë se përgjigja e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe se ky institucion është nxjerrë në plan të dytë në luftën kundër pandemisë. 

18:05
Nëse nuk kujdeseni mirë për to, këto artikuj shtëpiak mund të bëhen armiqtë tuaj më të këqij (FOTO)

Është normale që në shtëpi të kemi disa objekte me të cilat jemi lidhur më shumë, e si pasojë duhet edhe të kujdesemi më shumë për to, ose edhe t’i ndryshojmë nëse është e nevojshme.

18:01
SHBA, kalohet pragu i 5,9 milionë rasteve me COVID-19

Rastet me koronavirus në SHBA kanë kaluar pragun e 5,9 milionëve, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 44 231 infektime të reja.

17:45
Karabinierët ndërhyjnë për të shuar sherrin mes 30-vjeçarit dhe gruas së tij, por i zbulojnë kokainë dhe armë

ITALI – Një 30- vjeçar shqiptar në Ravenna të Italisë është vënë në pranga nga policia për shkak se është kapur me drogë.

17:37
FOTOT/ U torturua për vdekje nga nazistët, historia e panjohur e spiunes myslimane

Britania ka nderuar me “Pllakën blu”, një agjente sekrete myslimane, e cila u ekzekutua nga nazistët. Noor Inayat Khan, me origjinë indiane dhe amerikane, shërbeu në Ekzekutivin e Operacioneve Speciale (SOE), i cili u krijua nga Winston Churchill në 1940.

17:28
Protesta në Londër/ Mijëra njerëz në sheshin Trafalgar quajnë koronavirusin “mashtrim”

Protestues anti-izolim u mblodhën sot sërish në qendër të Londrës duke brohoritur kundër kufizimeve të koronavirusit e duke dëgjuar fjalime nga folës si konspiracionisti i njohur David Icke dhe Piers Corbyn, vëllai i ish-liderit laburist Jeremy.

17:24
Takimi i Uashingtonin/ Vuçiç tregon pritshmëritë: Pres befasi, një pikë është e papranueshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”.

17:20
Turqia stërvitje ushtarake pranë Qipros mes tensionesh në Mesdhe

STAMBOLL – Turqia tha se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në afërsi të Qipros veriperëndimore për dy javët e ardhshme, mes tensionesh në rritje me Greqinë për pretendimet e diskutuara për të drejtat e eksplorimit në Mesdheun lindor.

17:06
Emiratet heqin bojkotin ndaj Izraelit, lejojnë marrëveshjet ekonomike

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes dy vendeve. Lajmi u njoftua të shtunën nga agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM”.

16:56
Zjarri mes Mallakastrës dhe Roskovecit, Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore nisi punën për shuarjen e flakëve

Helikopteri Cougar i Forcës Ajrore nisi operacionin për shuarjen e zjarrit në zonën ndërmjet Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit.

16:52
I dashuri xheloz torturon 54-vjeçaren kur mëson se ishte në klub striptizmi dhe jo me shoqet në restorant

Një i dashur xheloz po pret dënimin me burg në Uells të Britanisë pasi mori peng dhe torturoi të dashurën e tij kur zbuloi përmes rrjeteve sociale se kishte qenë në një klub striptize me meshkuj, kur atij i kishte thënë se do të shkonte për darkë me shoqet.

16:50
Zaev prezanton programin qeveritar: Prioritet, lufta kundër koronavirusit

Në prezantimin programit, mandatari për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se një ndër prioritet e para të Qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe Ekonomia.

16:45
​Kina po i rikthehet normalitetit, Wuhan hap shkollat

Kina duket se po i rikthehet normalitetit, pasi qyteti kinez i Wuhanit, më i godituri nga pandemia ka vendosur të rihapë të gjitha shkollat dhe kopshtet duke nisur nga kjo javë.

16:41
Gjashtë të vdekur dhe 131 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që janë shëruar 86 persona.

16:36
Kërcënimi i Presidentit të Bjellorusisë Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij.

16:33
Kosovë / ​UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat me pajisje mbrojtëse kundër Covid-19

Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19, është e vështirë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.

16:26
​Abazi: Në Washington varfërohet Kosova

Ish zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ia hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit por e falimenton edhe në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja.

16:21
Kosovë / Përfundoi testi i maturës, Elezi: Nxënësit që tentuan të manipulojnë me telefon janë përjashtuar

Pas tri orë testim, rreth 26 mijë 669 maturantë në vend kanë përfunduar testin e maturës. Derisa mbarëvajtja e procesit thuhet se ka qenë e menaxhuar mirë dhe se janë evidentuar vetëm disa parregullsi të vogla.

16:19
Izraelitja padit linjën ajrore që e zhvendosi nga karrigia pasi besimtarët radikalë hebrej refuzonin të uleshin me një grua

Një grua britaniko-hebreje ka paditur linjat ajrore EasyJet për 15,000 paundë pasi e detyruan të zhvendoset dy herë nga karrigia e saj sepse priftërinjtë radikalë hebrej refuzonin të uleshin pranë një guaje pasagjere.