E enjte, 15 Tetor 2020
10:13
“Mos e harroni maskën”, Manastirliu publikon videon dhe këshillon qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat kudo jashtë shtëpisë.

09:59
Mustafa e Lajçak flasin për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

09:59
‘Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane’/ Balla takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla njofton se ka zhvilluar një takim në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin, Zoran Zaev.

09:58
Fotot/ Fjolla Morina në arrest shtëpie, por në krahët e një mashkulli

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Fjolla Morina po vazhdon të vuajë masën e dënimit “arrest shtëpiak” në qytetin e Kukësit, por një person i veçantë po e mbështet atë.

09:55
​21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

09:47
Covid-19 në botë/ Afro 39 milionë të prekur dhe mbi 29 milionë të shëruar

Numri i të shëruarve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

09:46
Fotot/ Nuk do ta besoni se çfarë bën Kim Kardashian deri natën vonë

Kim Kardashian qëndroi zgjuar vonë të hënën në mbrëmje për të studiuar ligjin

09:36
Meta: Grupet kriminale marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sjellë në vëmendje ditën e sotme rritjen e kanabisit në vit zgjedhor, duke theksuar se është traditë e njohur që përdoret si mjet shantazhues ndaj qytetarëve.

09:35
Biden kundërshton raportin e paverifikuar mbi takimin me biznesmenin ukrainas

New York Post, duke cituar një email të paverifikuar, thotë se djali i ish-nënpresidentit, Joe Biden e aranzhoi një takim mes babait të tij dhe një zyrtari të lartë të një kompanie të energjisë në Ukrainë.

09:30
Durrës/ Arrestohen dy persona, nën hetim katër të tjerë! Ja për çfarë akuzohen

Durrës – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë sipas policisë janë vënë nën hetim edhe katër persona të tjerë.

09:26
Shkup: Pandemia imponon punën online – si do të veprojë parlamenti?

Situata e pandemisë imponon mënyra të reja në organizimin e mbledhjeve të institucioneve shtetërore. Si do të zhvillohet puna në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut pas zbulimit se tre deputetë janë pozitivë me COVID-19.

09:25
Dieta e famshme me banane, çfarë e bën kaq të veçantë

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën e banana?

09:24
Rastet kur mund të lëvizni pa mbajtur maskë

Nga sot me aktin normativ mbajtja e maskës është e detyrueshme në Shqipëri. Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj.

09:13
OBSH: Të rinjtë e shëndetshëm mund të mos marrin vaksinën e COVID-it deri në 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se të rinjtë e shëndetshëm mund të mos marrin vaksinën e coronavirusit deri në vitin 2022.

09:09
Lajçak takon sot Mustafën

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët shtetëror. Lajçak po ashtu është duke u takuar edhe me liderët e partive politike.

09:03
Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.

08:57
Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

08:48
Maska e detyrueshme kudo/ Hyn në fuqi Akti Normativ, gjoba nga 3 në 5 mijë lekë për shkelësit

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi Akti Normativ për masat e reja anticovid, ku maskat janë të detyrueshme në çdo ambient jashtë banesës.

07:45
Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme. Kryeministri Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook u kujtoi ndjekësve të tij që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.

07:31
Është i infektuar me COVID-19, Ronaldo humb përballjen me Messin?

Cristiano Ronaldo rrezikon seriozisht të humbasë sfidën “big” Juventus-Barcelona, ​​në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League.

07:22
Parashikimi i motit/ Reshje dhe stuhi shiu, në disa zona rrezikohen përmbytjet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin ku fillimisht do të nisin në zonat perëndimore. Reshjet herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.

05:37
Kremlini: Ende nuk ka marrëveshje me SHBA për paktin bërthamor

Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të zbatuar paktin START, ndonëse pala amerikane thotë se është arritur përparim në këtë marrëveshje.

05:15
Zhduket aplikacioni që ofronte qasje kibernetike globale për qytetarët e Kinës

Një aplikacion i ri për celularë, i hedhur në treg javën e kaluar në Kinë, që shumë njerëz shpresonin se do t’u lejonte qasje në faqet e ndaluara prej kohësh të mediave sociale perëndimore, u zhduk papritur, një ditë pasi u bë publik. Tuber, një aplikacion për platformën Andriod, i mbështetur nga gjigandi kinez i programeve kibernetike të sigurisë Qihoo 360, u shfaq fillimisht si i disponueshëm për t’u shkarkuar të premten e kaluar. Aplikacioni u ofronte qytetarëve kinezë qasje të kufizuar në faqet elektronike si YouTube, Facebook dhe Google, dhe u përdor për rreth 5 milionë shkarkime pas debutimit të tij.

04:55
Kina, rreziku më i madh afatgjatë për Britaninë

Kreu i agjensisë britanike të kundërzbulimit bëri një përmbledhje të morisë së rreziqeve me të cilat përballet vendi, që nga militantët islamistë dhe deri tek ekstremizmi i djathtë në rritje. Por, ai theksoi se sfidën më të madhe afatgjatë e paraqet Kina. Rusia aktualisht paraqet rrezikun më të madh shtetëror për Britaninë, por Kina do të bëhet më e rrezikshme në të ardhmen, tha Ken McCallum për gazetarët në Londër gjatë fjalës së tij të parë në publik si kreu i ri i shërbimit MI5. Ai tha se Rusia po shkaktonte “shpërthime moti të keq”, ndërsa Pekini “po ndryshon klimën”.

04:28
Barret: Nuk kam axhendë, do të zbatoj ligjin

Të mërkurën ligjvënësit demokratë ushtruan edhe një herë presion ndaj kandidates për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett për të marrë përgjigje rreth një çështjeje të rëndësishme që lidhet me kujdesin shëndetësor për miliona amerikanë. Në ditën e tretë përpara komisionit Jurik të Senatit, pjesë e një procesi për konfirmimin e saj, zonja Barrett përsëriti se ajo nuk ka ndonjë qëndrim antagonist ndaj Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, apo ligjit për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama. I ashtuquajturi Obamacare pritet të përballet me një sfidë ligjore përpara gjykatës më të lartë të vendit, më 10 nëntor.

04:14
Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj autores së librit mbi Melania Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të martën akuza ndaj Stephanie Winston Wolkoff, autore e një libri mbi marrëdhëniet e saj me Zonjën e Parë, Melania Trump, duke e akuzuar zonjën Wolkoff se ka thyer marrëveshjen për të mos nxjerrë hollësi nga periudha si pjesë e stafit të zonjës Trump. Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar gjykatës të mbledhë fitimet nga libri dhe t’i transferojë në një llogari qeveritare.

03:52
Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me Covid-19

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19 pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

03:30
Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

Kjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.

03:13
DASH këshillon amerikanët: Kujdes udhëtimet në Kosovë

Departamenti i Shtetit këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit dhe të tregojnë kujdes nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai është rritur. Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të COVID-19s.

02:51
Rekord infektimesh, Polonia 6500 raste të reja

Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus. Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja. Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave.

02:20
Evropa e ndarë/ Perëndimi do Biden, lindja mbështet Trump

Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

02:02
Covid-19/ OKB: Pasoja shkatërrimtare në glob

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë shkatërrimtare në nivel ekonomik dhe social. Përllogaritet që 690 milionë njerëz janë aktualisht të kequshqyer dhe se deri në fund të vitit do të mund të shtohen edhe 132 milionë të tjerë në këtë ushtri fatkeqësh.

01:45
Erdogan e vendosur: Do t’i tregojmë vendin Greqisë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan premtoi të mërkurën se do t’i jepte Greqisë fqinje, vend aleat i NATO-s, përgjigjen që meriton ndërsa iu kthye temës së mosmarrëveshjeve mbi kërkimet për naftë e gaz në ujërat e kontestuara në mesdheun lindor.

01:30
Ekspertët të shqetësuar nga rritja e rasteve, Italia mund të izolohet për Krishtlindje

Italia rrezikon rikthimin në izolim në krishtlindje. Sipas virologut të universitetit të Padovas, Andrea Crisanti, shpreh shqetësim për ecurinë e situatës në vend dhe nuk përjashton një izolim të ri.

01:14
Ndalim qarkullimi në Francë/ Ashpërsohen masat në Paris dhe 8 qytete pas rritjes së rasteve me Covid-19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga ora 21 e mbrëmjes e deri në 6 të mëngjesit në Paris dhe tetë qytete të tjera për të vënë nën kontroll rritjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

00:59
Përkeqësohet situata në Maqedoninë e Veriut/ Rritje e menjëhershme e rasteve të reja, 445 infektime në 24 orë

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti.

00:32
500 vite burg për Agimin e Artë/ Gjykata jep dënimin për 57 të akuzuar

Më shumë se 500 vjet heqje lirie për 57 të akuzuarit e Agimit të Artë, prej të cilëve 30 pritet të shkojnë orët e ardhshme në burg, përmban vendimi i Gjykatës se Apelit në Athinë, në gjyqin më historik në Greqinë e pas luftës. Sa i përket grupit të liderëve të partisë neonaziste që janë akuzuar për drejtimin e një organizate kriminale. Me 13 vjet dhe 6 muaj heqje lirie është dënuar kreu i AA-së Nikos Mihaloliakos, numri 2 i kësaj partie Ilias Kasidhiaris dhe deputeti Georgios Germenis

00:17
Kumbulla: Duhet të fitonim, Roma më e fortë se Lazio

Në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë u ndal edhe Marash Kumbulla i cili shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk arriti të fitonte në Vilnius, ndërsa dha një mendim edhe për skuadrën e tij të re Romën.

00:15
Berisha: Shqipëria ka identitet, në këto 2 ndeshje kemi treguar vlera

Pavarësisht barazimit të dytë radhazi pa gola që regjistroi Shqipëria, kapiteni i kuqezinjëve në këto 2 ndeshje, Etrit Berisha theksoi se skuadra ka treguar identitet.

E mërkurë, 14 Tetor 2020
23:58
Seferi: U kërkoj falje shokëve, gjyqtari ishte katastrofë

Taulant Seferi për të dytën ndeshje radhazi u bë protagonist në aspektin negativ për Shqipërinë, pas edhe në Vilnius humbi një rast flagrant goli i vetëm përballë portierit, megjithatë paraqitja e Seferit ishte pozitive, ndërsa ai në intervistën për Supersport u kërkoi falje shokëve të skuadrës.

23:56
Reja flet pas ndeshjes: Duhet të gjejmë golin, në 2 ndeshjet e radhës synojmë 6 pikë për kreun e grupit

Edoardo Reja foli pa dorashka në intervistën për Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë, sfidë në të cilën kombëtarja shqiptare regjistroi barazimin e dytë radhazi pa gola. Trajneri i italian i kuqezinjëve e pranoi se Shqipëria gaboi shumë në sulm dhe ky është një problem që duhet zgjidhur në 2 ndeshjet e radhës në cilat Shqipëria do të tentojë 6 pikë për të fituar edhe grupin.

23:50
Challandes: Nuk më pëlqen skema 3-5-2, Lirim Kastrati e ardhmja e Kosovës

Në përfundim të sfidës që Kosova barazoi pa gola ndaj Greqisë në Athinë, trajneri Bernard Challandes e analizoi kështu takimin në mikrofonin e Supersport.

23:44
Itali-Holandë ndahen në paqe

Rezultate të pritshme por edhe surprizuese në ruandin e 4-t të ndeshjeve në grupe në Ligën A të Ligës së Kombeve. Përfundoi në barazim 1-1 supersfida mes Italisë dhe Holandës që u luajt në Bergamo.

23:33
Franca bën detyrën ndaj Kroacisë

Franca bëri detyrën dhe fitoi 1-2 në transfertën ndaj Kroacisë një ndeshje të cilët vendasit e luajtën më mirë. Autorët e golave për Francën ishin Griezmann dhe Mbappe ndërkohë që për kroatët barazoi përkohësisht shifrat Vlasic.

23:21
Nations League/ Fitojnë Portugalia dhe Belgjika, Anglia shtanget nga Danimarka

Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon që ka rezultuar pozitiv me koronavirus mposhti 3-0 Suedinë me finalizimet e Bernardo Silvas dhe sulmuesit më të ri të Liverpoolit Diogo Jota.

23:02
Anita Haradinaj publikon foto nga ditëlindja, shfaqet mahnitëse me fustanin me xixa (FOTO)

Moderatorja e njohur, njëherazi dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita, festoi para pak ditësh ditëlindjen e saj të 40-et.

22:59
​Ministri kroat pret deri 1000 raste të reja në ditë me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros e përshkroi situatën me koronavirus në Kroaci si shqetësuese, pas raportimit të një rekordi prej 748 infeksioneve të reja.

22:53
​Spanja, vendi i parë i BE-së me mbi 900.000 infeksione

Spanja u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që regjistroi më shumë se 900,000 infeksione me koronavirus.

22:47
Mjeku shqiptar në Nju Jork komenton mbajtjen e maskave në ambiente të hapura: Është absurde…

Shumë vende në Evropë e kanë vendosur të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

22:46
Kosova merr një barazim historik ndaj Greqisë

Kosova ka arritur të marrë një barazim historik ndaj Greqisë.

22:44
Open/ Pipero thirrje Ramës nga studio: Të rishikojë mundësinë e gjobës, natyra na ka gjobitur mjaft

“Kryeministri të rishikojë mundësinë e gjobës, natyra na ka gjobitur mjaft”, kështu tha në Open doktor Pëllumb Pipero.

22:39
Djali i presidentit Trump, Barron, ka pasur koronavirus

Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë i infektuar me koronavirus, bëri të ditur nëna e tij – Zonja e Parë – Melania Trump.

22:32
Jo vetëm partnerja e Ledrit, Sara Hoxha zbulon se është mbesa e akrobatit të njohur shqiptar

Ajo është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit, për shkak të lidhjes me këngëtarit Ledri Vula.

22:30
​Putini anulon vizitën në Serbi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, siç u njoftua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në disa raste muajve të fundit, raporton Danas duke iu referuar përfaqësuesve pranë qarqeve diplomatike.

22:28
Nëse kapesh pa maskë! Ja fleta e gjobës e cila plotësohet në rast kundërvajtje

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.

22:26
Firmat amerikane në Gjermani i varin shpresat tek Joe Bideni

Tensionet janë rritur: Në fillim të muajit nëntor në SHBA do të zgjidhet një president i ri. A do të vazhdojë të qëndrojë në post Donald Trump, apo do të fitojë kundërshtari i tij Joe Biden? Si do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve në marrëdhëniet gjermano- amerikane? “Unë dua të theksoj se ne nuk jemi organizatë politike,” thotë presidenti i Dhomës amerikane të tregëtisë në Gjermani, Frank Sportolari. “Por anëtarët e Dhomës sonë janë të bindur se si politikisht ashtu edhe ekonomikisht do të ishte më mirë që të fitonin demokratët.”

22:18
‘Maska mund të bëhet vetë nga një copë e thjeshtë’- doktor Alimehmeti kundërshton deklaratën e Ramës

Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambiente të hapura.

22:18
​Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

22:15
Mjekja shqiptare në Gjermani e thotë hapur: Në Gjermani maska me detyrim, gjobat arrijnë deri në 300 euro…

Ndonëse në Shqipëri përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura do të fillojë që nga nesër, në Gjermani kjo masë është aplikuar që para disa ditësh.

22:11
Video/ Tronditëse! E reja pinë ujë nga rubineti i tualetit, për të bindur shefat që ka bërë punën siç duhet

Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shfaqet një grua, e cila punon në një kompani pastrimi, duke pirë ujë nga rubineti i tualetit.

22:09
U shfaq i përgjumur në intervistë, Tyson: Jam si luani, e kam të vështirë të zgjohem!

Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga kthimi i Mike Tyson në ring (më 28 nëntor, kundër Roy Jones), kanë nisur spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të “Majkut të Hekurt”pas asaj që ndodhi këtë të martë gjatë një interviste.

22:03
Në Itali maska me detyrim/ Mjeku e thotë në “Open”: Është ulur numri i infektimeve, por…

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme duke filluar nga dita e nesërme, në ambientet e mbyllura dhe të hapura. Kjo eksperiencë e re në vendin tonë, është një trend që ka nisur më parë në vendet e ndryshme të botë.

22:03
Moska nuk është optimiste për zgjatjen e START-it të Ri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska nuk sheh ndonjë perspektivë për zgjatjen e traktatit për kontrollin e armëve me Shtetet e Bashkuara – të njohur si START-i i Ri – edhe pse planifikon t’i vazhdojë negociatat për këtë temë.

21:56
Azerbajxhani sulmon një lokacion brenda Armenisë

Azerbajxhani konfirmoi se ka sulmuar një lokacion nga ku lëshohen raketat në Armeni.

21:53
Eksperti Alimehmeti e thotë në “Open”: Është një hipotezë nule që maska të mbron në komunitet

Me anë një paneli ekspertësh, në studion e emisionit “Open” po flitet mbi përdorimin e maskave dhe sa mbrohemi prej tyre. Kjo vjen pas vendimit të qeverisë, që duke nisur nga dita e nesërme (datë: 15. 10. 2020) maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

21:51
Video e rrallë/ Kugari i egër i pret rrugën djalit në mal, regjistron 6-minutat e tmerrit

Një djalosh nga Utah në SHBA provoi përballjen e tmerrshme me një familje kugarësh, të njohur si “luanë të malit”, nëna e të cilëve e ndoqi për gjashtë minuta. Megjithë frikën, ai regjistroi makthin në një video 6-minutëshe që është bërë virale në rrjet.

21:48
Riinfektimi me Covid/ Sars Cov 2, imunitet të përkohshëm

Pak ditë më parë, shkencëtarët prezantuan rastin e një personi në nevada, i cili brenda disa javësh u prek dy herë nga koronavirusi.

21:46
Mjeku Koni kundër mbajtjes së maskave në ambiente të hapura: Pse ai me biçikletë pa maskë dhe unë këmbësor me maskë

Duke filluar nga dita e nesërme (datë: 15. 10. 2020) është e detyruar mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura apo të hapura.

21:41
Evropa e ndarë/ Perëndimi do Biden, Lindja Trumpin

Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetete e Bashkuara.

21:40
Pipero: Para 3-4 ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat atje rriten

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur për maskën në ambientet e hapuar solli një shembull personal.

21:34
​Skifteri më i shtrenjtë në botë shitet për 170.000 dollarë

Gjuetia me ndihmën e skifterëve ka një traditë të gjatë në Gadishullin Arabik dhe ata së bashku me kuajt konsiderohen kafshët më të çmuara.

21:27
Barret: Nuk kam agjendë, do të zbatoj ligjin

Të mërkurën ligjvënësit demokratë ushtruan edhe një herë presion ndaj kandidates për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett për të marrë përgjigje rreth një çështjeje të rëndësishme që lidhet me kujdesin shëndetësor për miliona amerikanë. Në ditën e tretë përpara komisionit Jurik të Senatit, pjesë e një procesi për konfirmimin e saj, zonja Barrett përsëriti se ajo nuk ka ndonjë qëndrim antagonist ndaj Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, apo ligjit për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama. I ashtuquajturi Obamacare pritet të përballet me një sfidë ligjore përpara gjykatës më të lartë të vendit, më 10 nëntor.

21:23
Skënder Brataj në “Open” zbulon arsyen: Ja pse janë rritur ndjeshëm të infektuarit

Mjeku Skënder Brataj i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për temën “Sa na mbron maska?” është shprehur se janë shifrat ato që janë kanë shtyrë në shtrëngim masash.

21:21
Ambasada shqiptare në Itali mbyllet për shkak të Covid-19

Ambasada Shqiptare në Itali ka njoftuar se ditën e enjte do të mbyllet zyra konsullore në Romë për shkak të një identifikimi të një pjesëtari stafi me Covid-19.

21:17
Është pro apo kundër mbajtjes së maskës jashtë? Pipero e thotë troç: Që të jem i qartë me të gjithë…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sqaroi në Open deklaratën e tij se maska nuk duhet mbajtur në ambientet jashtë.

21:17
SHBA/ Rikthehet në punë policin që vrau 25 vjeçaren e paarmatosur në Missouri

Në fillim të vitit 25-vjeçarja e quajtur Hannah Fizer u qëllua për vdekje me 13 qershor në makinën e saj nga një polic i zyrës së sherifit të Pettis, kur u ndalua prej tij në Missouri, SHBA.

21:15
Franca në alarm si pasojë e koronavirusit/ Macron shpall ndalim-qarkullimin…

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga ora 21 e mbrëmjes e deri në 6 të mëngjesit në Paris dhe tetë qytete të tjera, për të vënë nën kontroll rritjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

20:59
Mbi 29 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

20:58
FOTO/ Politikani ironizon në mënyrë unike, zhvishet në Parlament: Keni turp të më shihni lakuriq, por…

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend.

20:50
​Super-kompjuteri japonez tregon se lagështia zvogëlon përhapjen e koronavirusit

Një super-kompjuter japonez ka treguar se lagështia mund të ketë një efekt të madh në përhapjen e grimcave të virusit, andaj rreziku i infeksionit rritet në kushtet e thata, të mbyllura të muajve të dimrit.

20:46
Arkeologët zbulojnë masakrën e Epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë

Arkeologë nderkombetarë thonë se kanë zbuluar në gërrmimet e tyre prova të një masakre të epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet.

20:42
Maqedonia e Veriut regjistron 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima.

20:40
Fiks Fare/ Rruga Qukës – Qafë Plloçë, gabimet e projektimit na kushtojnë 73.6 milionë dollarë

Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha do të deklaronte se “ne rikthejmë rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera”.

20:37
Reja: Duhet të gjejmë golin, në 2 ndeshjet e radhës synojmë 6 pikë për kreun e grupit

Edoardo Reja foli pa dorashka në intervistën për Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë, sfidë në të cilën kombëtarja shqiptare regjistroi barazimin e dytë radhazi pa gola. Trajneri i italian i kuqezinjëve e pranoi se Shqipëria gaboi shumë në sulm dhe ky është një problem që duhet zgjidhur në 2 ndeshjet e radhës në cilat Shqipëria do të tentojë 6 pikë për të fituar edhe grupin.

20:29
Elton John dhe ish bashkëshortja zgjidhin mosmarrëveshjen

Sir Elton John dhe ish bashkëshortja e tij, Renate Blauel, kanë zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore të shkaktuar nga autobiografia e yllit dhe filmi Rocketman.

20:25
Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.

20:23
Kjo vajzë mori 10 milionë shikime me veprimin e saj, nuk do ta besoni arsyen (VIDEO)

Rrjeti social “Tik Tok” është një nga aplikacionet më të pëlqyera nga të rinjtë.

20:20
Messi “godet” përgatitësin fizik të Bolivisë: Shkofsh në të nënës tënde!

Lionel Messi, edhe pse nuk arriti të shënonte, ishte protagonisti i madh me lojën e tij në fitoren 1-2 të Argjentinës në fushën e Bolivisë. “Ylli” i Barcelonës, rezultoi thelbësor në suksesin e bardhekaltërve, por në fund, u përfshi në një zënkë (shkëmbim sharjesh) me përgatitësin fizik të skuadrës boliviane.

20:17
6 vite nga droni në Beograd/ Orges Shehi: Atë mbrëmje mendova të mbyllja karrierën

14 tetor 2014, Serbi, Flamuri më i bukur në botë. Kaq detaje mjaftojnë për të kujtuar një nga momentet kur futbolli në Shqiperi i zuri vendin politikes, muzikës, kulturës dhe çdo fushe tjetër, duke u shndërruar në kryefjalën e gjithçkaje.

20:16
Korea e Veriut: Fotot e rralla të hoteleve luksoze ndërkombëtare të Kim Jong-un

Korea e Veriut mbetet një nga vendet më të mistershme të botës, por disa foto të rralla të ndara me mediat britanike, tregojnë krijimtari suprizuese në hotelet ndërkombëtare “të bllokuara në kohë” të Penianit.

20:09
Pandemia e koronavirusit/ OKB: Pasoja shkatërrimtare në glob

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë shkatërrimtare në nivel ekonomik dhe social.

20:08
“Autochthonous Day”/ Ballist Morina rrëfen peripecitë pas ngritjes së dronit në Beograd

Kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e 14 tetorit në Beograd kur ndeshja Serbi Shqipëri u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së flamurit të me hartën e Shqipërisë së madhe me mbishkrimin Autoktonus.

20:06
Itali-Holandë dhe jo vetëm, mbrëmje “yjesh” në Nations League

Pas lajmit pozitiv për zhvillimin e ndeshjeve të edicionit të sivjetshëm të Champions League-s në shtëpi, klubi i Atalantës do të ketë gjithashtu privilegjin për të mirëpritur pikërisht përfaqësuesen italiane të futbollit. “Atleti Azurri d’Italia” do të jetë pra në këtë mënyrë edhe stadiumi ku do të përballen Italia dhe Holanda, për ndeshjen e tyre të radhës në Ligën e Kombeve.

20:02
Vaksina e Modernës/ Fillojnë procedurat për Evropën

Vaksina eksperimentale kundër Covid-19, mRNA 1273 e Modernës përmbush kushtet për të prezantuar një kërkesë për autorizimin e hedhjes në treg në BE.

20:00
Rikthehet “buzëqeshja” te Genoa, 7 lojtarë fitojnë betejën me COVID-19, mes tyre edhe një shqiptar

Genoa para 2 javësh u kthye në një vatër të nxehtë të koronavirusit teksa pas ndeshjes ndaj Napolit e vlefshme për raundin e dytë të Serie A, shumë futbollistë rezultuan pozitiv me Covid-19, për këtë arsye u shty edhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Torinos.

19:52
Mbyllet pa gola ndeshja me Lituaninë, Shqipëria ka harruar të fitojë

Mbyllet me rezultatin e bardhë ndeshja Lituani-Shqipëri.

19:50
Ekskluzive! Aida Hajnaj flet për herë të parë pas testimit të kandidatëve: Në dhjetor përfundojmë me testet. BKH, gati në janar!

Besnikëri, integritet, trimëri! Kjo është kryefjala në logon e BKH e publikuar për herë të parë sot para kandidatëve që u testuan në Pallatin e Kongreseve.

19:48
Nuk ka më hapa pas/ Ana qëndron besnike, përsëri në një takim me Fatjonin

Ky takim mes Anës dhe Fatjonit i përngjasonte më së shumti një takimi sqarues sesa romantik.

19:43
“Na hidh në pyll dhe ne do të mbijetojmë”/ Ana u del të gjithëve kundër dhe i beson kimisë…

Opinionisti Arjan Konomi e komentoi marrëdhënien mes Anës dhe Fatjonit si një krisje, që shumë shpejt mund të përfundojë në “një çarje të madhe”.

19:43
Covid-19 gjunjëzoi turizmin/ U larguan nga puna gjysma e punonjësve. 60% e biznesit bëri xhiro deri në 10%

Kriza e Covid-19 ka gjunjëzuar industrinë e turizmit në vend, pasi rreth 40.5% e tur operatorëve dhe agjencive turistike pohojnë se mund të mbijetojnë vetëm deri në fund të 2020-ës në rast se nuk përfitojnë ndihmë nga qeveria.