Open/ Pipero thirrje Ramës nga studio: Të rishikojë mundësinë e gjobës, natyra na ka gjobitur mjaft

14/10/2020 22:44

“Kryeministri të rishikojë mundësinë e gjobës, natyra na ka gjobitur mjaft”, kështu tha në Open doktor Pëllumb Pipero.

Ai tha se natyra na ka dënuar gjatë kësaj periudhe duke përmendur dy tërmetet e fuqishme që tronditën vendin një vit më parë (21 shtator dhe 26 nëntor 2019).

Mjeku u shpreh do të ishte më mirë që ekspertët të përpiqen të bindin qytetarët për të mbajtur distancimin fizik dhe të mos aplikohet vënia e gjobave.

“Duke u bazuar në të dhëna të mjaftueshme mundësia në rrugë për tu transmetuar është e vogël, maskën ta kemi gjithmonë me vet por jo ta bëjmë kështu si po e bëjmë.

Unë po e them dhe njëherë , për mua maska nuk ka ndonjë efektivitet të madh në rrugë, por ama unë i pari në momentin që kjo u ligjërua do e vë. Sepse nuk dua të thyej ligjin dhe në darkë të më vijë fleta e gjobës. Këtu përmes jush dua t’i bëj thirrje kryeeministrit Edi Rama ta rishikojë këtë çështjen e gjobave. Vetë natyra na ka gjobitur mjaft me tërmet e pandemi”, tha Pipero.

Top Channel