Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin ku fillimisht do të nisin në zonat perëndimore. Reshjet herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 17°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 19°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel