Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, siç u njoftua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç në disa raste muajve të fundit, raporton Danas duke iu referuar përfaqësuesve pranë qarqeve diplomatike.

Burimet e gazetës serbe thonë se Kremlini nuk zbuloi arsyen e anulimit të vizitës së planifikuar, por ata theksojnë se “rusët nuk e pëlqejnë afrimin e Serbisë me Shtetet e Bashkuara në fushën e politikës së jashtme, e cila ishte veçanërisht e dukshme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Marrëveshja në Shtëpinë së Bardhë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shënon një tjetër pikë kthese në trendin ‘konstant’ të humbjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, e cila po e irriton Kremlinin. Partneri më i afërt i Rusisë në Ballkan, Serbia, po zgjidh mosmarrëveshjen rreth Kosovës pa pjesëmarrjen ruse në negociata dhe po i afrohet SHBA-së, ndikimi i së cilës po rritet në kurriz të Rusisë. Duke postuar një post fyes në Tëitter, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ndoshta besonte se ajo po shprehte dëshirën e “zotërinjve të saj politikë” për të dënuar Serbinë për pabesi. Por Putin shpejt kërkoi falje për ‘cicërimën’ e Zakharova, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov mbështeti marrëveshjen e Uashingtonit dhe perspektivën e arritjes së një marrëveshje Serbi-Kosovë, andaj Rusia do të përpiqet të ruajë marrëdhëniet e mira me Serbinë, megjithëse vërehet forcimi i ndikimit të SHBA në Serbi,” thanë burime nga qarqe diplomatike për Danas.

Vuçiç në qershor kishte marrë konfirmimin nga Putin se ky i fundit do të vizitojë Serbinë më 20 tetor.

Top Channel