Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon që ka rezultuar pozitiv me koronavirus mposhti 3-0 Suedinë me finalizimet e Bernardo Silvas dhe sulmuesit më të ri të Liverpoolit Diogo Jota.

Bëri detyrën Belgjika që kryeson grupin 2 falë suksesit në transfertën ishullore ndaj Islandës me shifrat 1-2 me një dygolësh të Romelu Lukakut, ndërsa surprizën e bëri Danimarka që triumfoi 0-1 brenda në Londër përballë Anglisë me një penallti të kthyer në gol nga Eriksen.

Në Ligën B fitore minimale me shifrat 1-0 për Finladën, Uellsin, Norvegjinë, Austrinë dhe Skocinë respektivisht ndaj Irlandës, Bullgarisë, Iralndës së Veriut, Rumanisë dhe Republikës Çeke.

Barazim 2-2 ndërkohë në duelin e nxehtë Turqi-Serbi ku Calhanoglu dhe Tufan iu kundërpërgjigjën golave të Milinkovic-Savic dhe Mitrovic. Arriti një fitore fantastike Izraeli në Sllovaki teksa përmbysi disavantazhin e dy golave për një sukses 2-3, ndërsa në barazim pa gola u mbyll dueli Rusi-Hungari.

Top Channel