Rezultate të pritshme por edhe surprizuese në ruandin e 4-t të ndeshjeve në grupe në Ligën A të Ligës së Kombeve. Përfundoi në barazim 1-1 supersfida mes Italisë dhe Holandës që u luajt në Bergamo.

Golit të avantazhit provizor të italianëve në pjesën e parë me Pellegrinin iu kundërpërgjigj Dony Van de Beek në të njëjtin fraksion loje.

Nga barazimi mes të kaltërve dhe portokollanjëve përfitoi Polonia që falë edhe një dygolëshi të Lewandowskit mposhti 3-0 Bosnje Hercegovinën dhe u ngjit në krye të grupit 1 në kuotën e 7 pikëve.

Top Channel