Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus. Shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja. Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit rezultojnë nga testimi i 43,800 mostrave.

Numri i viktimave të lidhura me koronavirus – 116 – po ashtu theu rekordin e mëparshëm prej 76 viktimash, të regjistruar javën e kaluar. Polonia ka konfirmuar në total 141,804 raste me koronavirus dhe 3,217 viktima, që kur ka nisur pandemia në muajin mars.

Numri i rasteve të reja atje tani është dhjetë herë më i lartë se ka qenë në pranverë. Për rrjedhojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese nga fundjava e kaluar.

Qytetarët obligohen të veshin maska gjatë kohës së janë jashtë në publik. Në “zonat e kuqe”, apo ato të prekura më së keqi, restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 22:00.

Top Channel