E diel, 03 Janar 2021
08:14
Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për fundjavën

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

E shtunë, 02 Janar 2021
23:44
Erkiada fiton Hell’s Kitchen Albania 3, bëhet femra e parë që merr trofeun e Hell’s Kitchen Albania

Erkiada është fituesja e Hell’s Kitchen Albani 3. Ajo arriti të mposhte në sfidën e finales së madhe Donaldin. Me këtë fitore, Erkiada u bë femra e parë që fiton Hell’s Kitchen Albania.

23:04
Real Madrid mposht 2-0 Celta Vigon dhe merr kryesimin e Kampionatit Spanjoll

Ka përfunduar takimi mes Real Madrid dhe Celta Vigos, ku madrilenët morën 3 pikë të rëndësishme.

22:42
Hoçishti në Devoll, fshati që të sfidon përmes këngës – Fshatrat e Shqipërisë

Hoçishti, më shumë se fshat është një qytezë në Devollin e bukur, ku njerëzit të kthehen në familjarë brenda ditës. Kisha e “Shën Nikollës” në qendër të fshatit dëshmon për një vendbanim të hershëm.

22:35
Video/ Dyshja Lucas-Asensio të papërmbajtshëm, Real shënon golin e dytë përballë Celta Vigos

Real Madrid ka shënuar golin e dytë përballë Celta Vigos, në ndeshjen e parë të vitit 2021, e vlefshme për raundin e 17 të Kampionatit Spanjoll.

22:23
Erdoğan: Viti 2021 do të jetë viti i reformave për Turqinë

Turqia synon ta bëjë vitin 2021 një vit të rimëkëmbjes dhe reformave në fusha të ndryshme, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

22:19
Turqia raporton mbi 11.000 raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 11.180 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.713 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

22:15
Vatikani pret vaksina për të gjithë banorët dhe punonjësit

Vatikani, vendi më i vogël në botë, pret që të marrë një numër të mjaftueshëm vaksinash kundër koronavirusit në ditët në vijim, në mënyrë që të vaksinojë të gjithë punëtorët dhe banorët e tij.

22:04
Osimhen preket nga koronavirusi, te Napoli i bëjnë gati gjobën

I dëmtuar prej thuajse dy muajsh nē shpatull, gjatë një ndeshjeje të Nigerisë, sulmuesi i Napolit Victor Osimhen ishte shumë pranë rikthimit në fushë, por tani do t’i duhet të qëndrojë për disa ditë në izolim.

22:01
Engel nesër largohet nga Kongresi, në fjalimin lamtumirës përmend Kosovën

Miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi amerikan pas 32 vjetësh.

21:57
Tesla shet pothuajse gjysmë milion automjete elektrike në vitin 2020

Kompania e automobilave dhe energjisë elektrike Tesla njoftoi sot se në vitin 2020 ajo dorëzoi më shumë automjete sesa pritej për shkak të kërkesës në rritje për automjete elektrike në të gjithë botën.

21:52
​Osmani reagon pas akuzave për vjedhje të sloganit “Guxo”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani se e ka vjedhur sloganin e kësaj partie.

21:37
Tërmeti në Kroaci, epiqendra Petrinja u ‘shkund’ nga 374 pasgoditje

Kroacia e filloi Vitin e Ri në vajtim pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mesditën e 29 dhjetorit.

21:30
Mori vaksinën kundër Covid-19, mjekja përfundon në spital

Një mjeke meksikane shtrohet në spital pasi mori vaksinën antiCOVID-19

21:20
Video/ Real e nis vrullshëm 2021-shin, i mjaftojnë 5 minuta për të shënuar gol

Real Madrid e ka nisur në mënyrë të vrullshme 2021. Në ndeshjen e parë të këtij viti, ‘Los Blancos’ i mjaftuan 5 minuta për të shënuar gol.

21:03
Real Madrid – Celta Vigo/ Zidane surprizon me ekipin në fushë, njihuni me formacionet zyrtare

Real Madrid pret sonte në shtëpi Celta Vigon në ndeshjen e vlefshme për raundin e 17 të Kampionatit Spanjoll. Janë publikuar edhe formacinet zyrtare, ku Zidane ka surprizuar pak në përzgjedhjet e tij.

20:46
​Bitcoin tejkalon vlerën 30.000 dollarë për herë të parë

Vlera e Bitcoin arriti një nivel rekord sot, pasi valuta digjitale tejkaloi shifrën prej 30.000 dollarësh për herë të parë.

20:37
​46 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit janë shënuar 46 raste të reja nga COVID-19, ndërsa është kryer numër i ulët i testimeve, gjithsej 378.

20:21
Tottenham rigjen fitoren/ Shtyhet Burnley-Fulham për shkak të Covid-19

Tottenham rikthehet te fitorja në Premier League. Në Tottenham Hotspur Stadium, skuadra londineze mposhti Leeds me rezultatin 3-0 dhe për momentin e sheh veten në vendin e tretë në klasifikim me 29 pikë po aq sa edhe Leicester dhe Everton. Edhe pse ishte skuadra e Bielsës që pati një volum më të madh loje, ishin të besuarit e Jose Mourinhos që morën këto 3 pikë shumë të vlefshme.

20:15
Bilanci i vitit 2020/ Kukësi fshikullon arbitrat, Hallaçi do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit

Drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi bën një bilanc të klubit verilindor për 2020-ën, por nuk la pa shenjëstruar arbitrat që ndeshjet e fundit sipas tij kanë ndikuar në rezultatet negative të Kukësit.

20:10
Aleatët i vendosin afate Bashës: Brenda 10 janarit vendos për koalicionin ose dalim me listat tona

Në muajt e fundit të 2020 partitë e vogla opozitare ishin në pritje të marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Demokratike, por zgjatja e negociatave ka lodhur aleatet. Fatmir Mediu beson se koalicioni me optimal është me Partine Demokratike, por kjo bindje duket se është lëkundur nga mos konkretizimi i formulës se koalicionit parazgjedhor.

19:56
Shqiptari pronar i dyqanit mesjetar/ Londër, godina më e vjetër i përket shekullit të XIV

Një sallon bukurie i papërdorur në veri të Londrës, i blerë nga shqiptari me origjinë nga Librazhdi, Arjanit Dobra për të zgjeruar biznesin e tij të shitjes së luleve, Elisana, duke e rinovuar atë, zbulon një mister dhe sekret mesjetar. Struktura e drurit me të cilën ishte ndërtuar kjo shtëpi, e shndërruar në biznes, pas analizave të bëra daton ne shekullin e 14.

19:42
Festat s’do të risin infektimet/ Brataj: Rastet e reja me Covid në rënie, nuk presim të rriten në janar

Festimet nuk pritet të na rrisin numrin e të infektuarve me Covid pasi këtë vit festojmë brenda për brenda familjes. Skënder Brataj për herë të parë nuk i trembet më shumë Covid sesa aksidenteve që kanë nisur të shtohen në këto ditë festash.

19:23
Covid-19/ Lajm i mirë nga Italia, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve

Lajm i mirë nga Italia. Numri i rasteve të reja vjen duke u ulur.

19:10
La Liga/ Villarreal mposht 2-1 Levanten dhe rimerr vendin e 4

Villarreal mori një fitore të rëndësishme në raundin e 17 të kampionatit spanjoll. Në ‘Estadio de la Cerámica’ Villarreal mposhti 2- Levanten.

18:53
La Liga/ Paqe në derbin e Andaluzisë, Betis barazon 1-1 me Sevillan

Derbi mes Real Betis dhe Sevillas përfundoi në barazim 1-1, rezultat i cili i shërben më shumë djemve të drejtuar nga Lopetegiu duke i mbajtur në vendin e 5 me 27 pikë.

18:41
Madridi destinacioni i ardhshëm i Alabës, zbulohen detajet e kontratës së re

Pas 12 vitesh në Mynih, ku fitoi gjithçka me fanellën e Bayernit, mbrojtësi austriak David Alaba është gati të largohet në fund të sezonit për një tjetër aventurë, pasi i përfundon edhe kontrata.

18:27
Covid-19/ 388 raste të reja dhe 39 të vdekur në Slloveni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Slloveni, 388 persona janë konfirmuar me koronavirus nga 1.591 testime, dhe sipas të dhënave zyrtare, 39 pacientë të tjerë vdiqën.

18:20
Një ribashkim prekës, një protezë për babin dhe një dhuratë e çuditshme për mësueset, nis me emocione të forta “Më thuaj një dëshirë”!

Ka nisur me emocione të mëdha reality show “Më thuaj një dëshirë”. Episodi nisi me rrëfimin prekës të Kevinit, 10-vjeçarit që kërkonte të lehtësonte dhimbjen 23-vjeçare të të atit, me një protezë për këmbën e humbur nga një aksident.

18:10
VMRO-ja paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar të shtunën se mund të mos e njoh rezultatin e regjistrimit të popullsisë, që është paraparë të mbahet në prill të këtij viti.

18:03
‘Last Christmas’, ngjitet në majat e klasifikimeve në Britani, 36 vite pas publikimit

“Last Christmas” është ngjitur në majat e klasifikimeve në Britaninë e Madhe, për të parën herë, 36 vite pas publikimit të saj. Klasikja festive u transmetua 9.2 milionë herë gjatë javës së shkuar, duke u renditur në majë të klasifikimit.

17:54
Greqia shtyn izolimin/ Në shtëpi deri në 11 janar për të ulur infektimin

Ne një konference shtypi urgjente mesditën e se shtunës zëdhënësi i qeverise greke ka deklaruar se Greqia do te shtrëngoje përsëri masat kufizuese për përballimin e pandemisë deri ne datën 11 janar.

17:43
​Skocia shpreson për pavarësi dhe anëtarësim në BE

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon tha sot se ajo shpreson që Skocia do të fitojë pavarësinë dhe të jetë në gjendje të “bashkohet” me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Brexit është kundër dëshirave të skocezëve, të cilët votuan kundër largimit nga BE në referendumin 2016.

17:38
Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 675 raste të reja dhe 9 humbje jete në 48 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 48 orët e fundit janë shënuar 675 raste të reja dhe 9 humbje jete si pasojë e Covid-19, në vendin tonë.

17:30
Aksidentet ajrore/ Më shumë viktima gjatë 2020-ës

Akoma më shumë njerëz kanë humbur jetën në aksidente ajrore në 2020, pavarësisht se numri i fluturimeve është reduktuar për shkak të pandemisë globale.

17:19
Pamje apokaliptike, këto janë pasojat e tërmetit të fuqishëm në Kroaci

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga tërmeti i fuqishëm në Kroaci, ende vijojnë të qarkullojnë foto të reja të pasojave që lanë lëkundjet.

17:09
​Zyrtare, Pochettino merr PSG-në

Argjentinasi Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Paris Saint-Germain.

17:03
Vaksinohet 106 vjeçarja në Itali, i mbijetoi dy pandemive globale

Operatorëve që kishin shkuar ta vaksinonin, ajo i ka treguar për një tjetër pandemi, atë të gripit spanjoll që mes 1918 dhe 1920 i mori jetën miliona njerëzve në botë.

16:57
Tottenham rikthehet te fitorja, mposht pastër Leeds-in dhe ngjitet i treti

Pas 4 ndeshjesh radhazi pa fitore në kampionat (dy barazime dhe dy humbje), Tottenham është rikthyer te suksesi, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Leeds United.

16:44
Reperja e famshme e nis shumë “hot” 2021, poston pozat provokuese me bikini (FOTO)

Reperja me famë botërore, Cardi B, e ka nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë pushime.

16:35
Roma zgjohet me qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të fundvitit

Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarrë në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve dhe grupet e të drejtave të njeriut folën për një masakër.

16:30
India miraton vaksinën e AstraZenneca, i dyti vend në botë pas Britanisë së Madhe

India bëhet shteti i dytë në botë që miraton për përdorim vaksinën kundër koronavirusit është prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca, në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit, duke ia hapur rrugën vaksinimit masiv në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë.

16:21
Policia kontrolle të rrepta në rrugë për festa, 62 leje drejtimi të pezulluara vetëm sot

Policia ka shtuar kontrollet në rrugë gjatë festave për të evituar shkeljet në mënyrë që të shmangen aksidentet.

16:15
Iran, 101 humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Në Iran, 101 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 6.045 raste të reja.

16:00
VIDEO/ Veliaj publikon pamjet e ndërtimit të shkollës “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela”: I përfundojmë brenda vitit, mësimi në ambiente moderne

Ky vit që sapo ka trokitur do të shënojë për Tiranën një revolucion të vërtetë në infrastrukturën arsimore, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirë pajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore.

15:51
Qarkullonte me pistoletë në lagjen “Ali Demi”/ Ndalohet 30-vjeçari në Tiranë, sapo pa Policinë…

Një person është ndaluar nga efektivët e policisë në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”.

15:45
Kosovë/ Katër viktima dhe 229 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë katër pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 229 raste të reja me koronavirus.

15:30
Tirana i rikthehet normalitetit/ Pas festës së ndërrimit të viteve, rigjallërohen rrugët

Është dita e dyte e vitit te ri dhe kryeqyteti duket se po i rikthehet normalitetit.

15:15
Lamtumira e Dhimitër Orgockës/ Aktori dhe regjisori i njohur korçar u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare

Korça i dha lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit të njohur Dhimitër Orgacka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

15:03
Zerimi i taksave/ Bizneset e vogla nuk do të paguajnë as tatim fitim dhe as TVSH

“Pandemia Covid-19 ka vënë në vështirësi të mëdha shumë biznese, veçanërisht ato të vogla. Por, duke nisur prej janarit të këtij viti shumë biznese të vogla të lehtësohen pasi nuk do të paguajnë më tatim fitim dhe as TVSH.”

14:38
SHBA pezullon nisjen e prodhimit të plotë serik të avionëve F-35

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara (Pentagon) ka pezulluar prodhimin serik të avionëve luftarakë F-35 me kapacitet të plotë.

14:25
Yjet zbulojnë pozën perfekte për të treguar këmbët seksi (FOTO)

2020 ishte viti kur personazhet e famshëm dhe jo vetëm, u detyruan që të stërviteshin në shtëpi, pasi shumicën e kohës palestrat ishin të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19.

14:13
Aksident në Durrës, automjeti përplas këmbësorin e moshuar, dërgohet në spital

Një aksident është shënuar këtë të shtunë (2 Janar) në Durrës, ku një 27-vjeçar, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor rreth të 70-ave.

14:04
Siria kritikon SHBA-në lidhur me sanksionet

Siria ka kritikuar Qeverinë amerikane lidhur me sanksionet që i ka vendosur Damaskut zyrtar, pas deklaratës së një raportueseje të posaçme në Kombet e Bashkuara, që i bëri thirrje Uashingtonit të heqë sanksionet ndaj Sirisë.

13:57
E para pas 70 vitesh/ SHBA, një grua pranë ekzekutimit

Një gjykatë apeli ka shfuqizuar masën e ekzekutimit për të vetmen grua që pret dënimin me vdekje. Lisa Montgomery, mbyti një grua shtatzënë në Misuri e më pas e preu me thikë dhe i rrëmbeu foshnjën, në vitin 2004.

13:13
Personi më i vjetër në botë, feston ditëlindjen

Kane Tanaka, një grua japoneze e njohur nga Rekordet Botërore Guinness si personi më i vjetër në botë, sot mbushi 118 vjet, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

13:08
​Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë vitin e ardhshëm

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë qëndrimin në paraburgim në Hagë, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për krime të pretenduara të luftës.

13:06
ANEB thotë se Irani synon ta pasurojë uraniumin deri në 20 për qind

Irani ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se synon të pasurojë uraniumin deri në 20 për qind të pastërtisë në objektin nëntokësor në Fordow. Ky është një nivel më i lartë i pastërtisë sesa limitet e vendosura në marrëveshjen bërthamore.

12:41
Gjurmë Shqiptare/ Historia e çiftit Amerikan që luftojë për Shqipërinë

Në vitin 1908, në kohë të turbullta e fort të vështira, një çift amerikan zbret në Shqipëri…Ata nuk vijnë përkohësisht, por zgjedhin të jetojnë këtu për më shumë se 30 vjet…

12:30
Pandemia nuk preku eksportet / Kosovë, destinacion ka qenë Shqipëria dhe vendet e BE

Përkundër ndikimit negativ që solli pandemia në Kosovë, tek eksportet kosovare nuk ka ndikuar.

12:27
Pasojat e Covid-19 në ekonomi/ Agjencitë turistike patën goditjen më të madhe gjatë vitit 2020

2020 pati pasoja të mëdha në çdo sektor te ekonomisë, por agjencitë turistike patën goditjen me te madhe, ndërsa aktiviteti i tyre vijon te jete thuajse i ngrire. Por si e përballuan ato këtë vit të vështirë dhe si e shohin te ardhmen?

12:24
Festat e paligjshme/ Në Francë 2500 persona shkelën rregullat

Më shumë se 2500 persona kanë marrë pjesë në një festë të paligjshme në Francë ndërsa vendi vazhdon të përballet me shifra të larta infektimesh. Eventi i mbajtur në një magazinë, në Lieuron, afër Renës, në Bretanjë, nisi të enjten dhe vazhdon ende.

12:20
Varianti i ri i Covid/ Studimi i fundit, e ka rritur numrin R të riprodhimit

Varianti i ri i koronavirusit është shumë më i transmetueshëm se sa versioni i mëparshëm – në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit që thotë se varianti i ri e ka rritur numrin R të riprodhimit nga 0.4 deri në 0.7.

12:17
Kategoritë që nuk bëjnë vaksinën/ Personat alergjikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët

Në vende të ndryshme ka mbërritur dhe ka nisur injektimi i vaksinës anti-covid.

12:09
Merz: Jo pranimit të migrantëve nga Bosnja e Greqia

Politikani i CDU-së dhe kandidat për postin e kryetarit të partisë konservatore është shprehur kundër pranimit të refugjatëve nga kampet greke dhe ato në Bosnjë. “Kjo rrugë nuk është më e hapur”, tha Merz.

12:07
Të moshuarit që festuan vetëm/ Vullnetarët që i ndihmuan në 41 fshatrat e Gjirokastrës

450 të moshuar të vetmuar në Dropull ndjenë ngrohtësinë e familjes përgjatë fundvitit pavarësisht se fëmijët dhe të afërmit nuk mundën të mbërrijnë për festat për shkak të kufizimeve dhe frikës së përhapjes së infeksionit

11:52
Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme të hënën më 4 janar për të miratuar dekretet e presidentit Meta për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

11:31
Mbante me dhunë një vajzë 24-vjeçare në një lokale, kush është “Tony Montana” i Lezhës i arrestuar sot nga policia

LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga, Filip Shtjefnin i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

11:18
Greqia rivendos masat shtrënguese pas festave, deri më 11 janar

Qeveria greke shtrëngon masat e kufizimit për pandeminë Covid-19,  nga nesër, deri në 11 Janar.

11:04
“Urgjentisht na duhen sinjale pozitive” Ministri Evropian i Shtetit, Roth kritikon bllokadën në zgjerimin e BE në Ballkan

Bruksel Michael Roth po shpreson tek Portugalia. Vendi i Evropës Perëndimore do të marrë Presidencën e Këshillit të BE nga Gjermania në 1 Janar dhe më pas mund të bëjë që procesi i zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor të lëvizë.

10:57
Njëri i akuzuar për rrëmbim, tjetri për kanabis/ Arrestohen dy të shpallurit në kërkim në Lezhë

Lezhë – Dy persona të shpallur më parë në kërkim janë vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

10:49
Zbulues i “Tulipanit Shqiptar”/ Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të shquar në vendin tonë. Së fundmi është ndarë nga jeta drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.

10:40
Erdhi në jetë, 1 sekond pas ndërrimit të viteve/ Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar

Fëmija i parë për vitin 2021 në Itali është një shqiptar. I porsaardhuri në jetë quhet Alessandro dhe është bir i një çifti shqiptar nga Dibra.

10:34
BioNTech do të rrisë prodhimin e vaksinës

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim.

10:24
Mbi 30 shtete raportojnë raste me variantin e ri të koronavirusit

Të paktën 33 shtete kanë raportuar për raste me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Britani.

10:21
Babai i Boris Johnsonit bën kërkesë për pasaportë franceze

Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse.

10:19
Programi Erasmus: Britanikët mbështesin vetëm studentët e tyre

Dalja e Britanisë së Madhe nga programi Erasmus është pjesë e marrëveshjes së tregtisë me BE. Kryeministrit Johnson kjo thjesht iu duk shumë e shtrenjtë. Në të ardhmen ai do të mbështesë vetëm studentët e tij.

10:18
Departamenti i Drejtësisë përballë padisë së ligjvënësit republikan për rezultatin e zgjedhjeve

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykatësi federal të hedhë poshtë padinë e paraqitur nga një republikan i Dhomës së Përfaqësuesve që kërkon t’i japë Nënpresidentit Mike Pence autoritetin për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që i fitoi demokrati Joe Biden, kur Kongresi të numërojë zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor javën e ardhshme.

10:16
​1.336 të vdekur që nga rastet e para të Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive.

10:08
Foto të rralla/ Kur Enver Hoxha festonte Vitin e Ri në ‘Pallatin e Brigadave’

Publikohen për herë të parë pesë foto me imazhe të rralla të ceremonisë së festimit të Vitit të Ri, të organizuar nga qeveria komuniste, në vitet 1947 – ‘48.

10:05
“Adaptove një lidership të ri ekzekutiv”/ Suedia merr kryesimin e OSBE-së, Linde mesazh Ramës: Morët vendime të rëndësishme

Suedia nga data 1 janar 2021 ka marrë drejtimin e OSBE-në, për një vit, duke pasuar kështu Shqipërinë.

09:57
“Spitali i ri sëmundjeve të brendshme finalizohet këtë vit“/ Rama: Më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, të mirën e kemi para

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim në rrjetet sociale ku shfaqet puna e bërë në spitalet e vendit.

09:40
​Fotoja e parë e Hënës e shkrepur para 182 viteve

Louis Daguerre, pionier francez i fotografisë, është i pari që realizon fotografimin e Hënës më 2 janar 1839.

09:36
Pas Brexitit, shumë kompani largohen nga Britania

Megjithëse Britania nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Evropian që do të mundësojë tregtinë e mallrave pa tarifa doganore edhe pas Brexitit, disa firma britanike po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së plotë ose të pjesshme të bizneseve të tyre në vende të tjera evropiane, duke thënë se kanë frikë për perspektivat e tyre nëse qëndrojnë në Britani.

09:35
Turqia njofton detaje mbi vaksinat antiCOVID: 2 doza me 28 ditë diferencë

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, deklaroi të mërkurën se Turqia do t’i bëjë vaksinat joaktive të koronavirusit ri në 2 doza, me 28 ditë diferencë.

09:33
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Dita e dytë e vitit 2021 do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të qëndrueshëm. Por në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje.

09:32
Presidenti Erdogan: Erdhën 3 milionë vaksina, furnizimi do të vazhdojë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha sot se nga vaksina që është prodhuar në Kinë kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) kanë mbërritur në Turqi 3 milionë doza dhe ardhja e vaksinave të tjera do të vazhdojë.

01:03
Luana vendos në siklet dhe ironizon Luana Vjollcën: Pse lëviz kaq shpesh në Kosovë?

Një ndër “showgirl” më të suksesshëm është padyshim Luana Vjollca dhe nuk kishte si të mungonte këtë sezon të katërt të “Shiko Kush LUAN” ku kanë qenë të ftuarit më në zë të momentit.

01:03
A është e dashuruar? E zbulon vetë Luana përballë Luana Vjollcës

Surpriza e spektaklit të 1 Janarit në Shiko Kush LUANl ishte përballja e autores dhe moderatores Luana Vjollca me showgirl-in Luana Vjollca.

01:03
Luana autoironizon veten: “Pse bën si këngëtare e madhe?”

Luana Vjollca padiskutim është një ndër “showgirl” më të suksesshëm shqiptare dhe këtë sezon të katërt të “Shiko Kush LUAN” u intervistua përballë autores dhe moderatores së “Shiko Kush LUAN, Luana Vjollcës.

01:03
”Jam drejtoresha e shtëpisë!” Luana zbulon cila është e preferuara e mamit: Ajo apo Marina Vjollca?

Në këtë puntatë të veçantë festive e shumë ndryshe nga të tjerat në “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca e ftuar ishte një personazh po ashtu i veçantë.

00:42
Luana Vjollca zbulon një nga pengjet që i ka ngelur në karrierën e saj

Në këtë puntatë festive të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte I ftuar tenori Ramë Lahaj.

00:42
Ka kopjuar këngën e re nga Noizy? Tayna rrëfen të vërtetën dhe marrëdhënien e tyre!

Në këtë puntatë festive të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar reperja aq e dashur për publikun shqiptar Tayna.

00:41
Shiko Kush LUAN”/ Tayna ka dy fjalë për Luana Vjollcën: Je baba në TV!

Tayna ishte e ftuar sonte në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në mbrëmjen e parë të vitit 2021.

E premte, 01 Janar 2021
23:50
“Shiko Kush LUAN”/ Ramë Lahaj zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me blogeren shqiptare

Ramë Lahaj, tenori me famë ndërkombëtare ishte i ftuari i Luana Vjollcës mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN.

22:40
Një civil azerbajxhanas humb jetën nga shpërthimi i minës armene

Një civil azerbajxhanas ka ndërruar jetë nga një shpërthim i shkaktuar nga një minë toke e vendosur nga forcat armene.

22:26
“Shiko Kush LUAN”/ Stine dhe Mateus Frroku: Kemi bërë seks në autostradë!

Këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca për herë të parë skena e emisionit u zhvendos në një ambjent përjashta skenës që jemi mësuar të gjithë të shohim.

22:23
Shiko Kush LUAN”/ Qumili: E kam puthur Cimën në buzë!

Njëra nga pjesë e emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është “zhvendosur” në një ambient mjaft familjar dhe të ngrohtë; por jashtë në të ftohtë.

22:21
E pohojnë me gojën e tyre! Juliana Pasha, Fifi dhe Mateus Frroku: Kemi stonuar keq!

Si asnjëherë më parë skena e emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është zhvendosur në një ambient mjaft familjar dhe të ngrohtë; por jashtë në të ftohtë.

21:58
Luana Vjollca vendos të bëjë “Shiko Kush LUAN” jashtë për një arsye të veçantë

Këtë puntatë të veçantë për 1 janar të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca ashtu siç është bërë tashmë traditë ka gjithnjë surpriza për publikun e dashur të emisionit.