Tottenham rikthehet te fitorja, mposht pastër Leeds-in dhe ngjitet i treti

02/01/2021 16:57

Pas 4 ndeshjesh radhazi pa fitore në kampionat (dy barazime dhe dy humbje), Tottenham është rikthyer te suksesi, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Leeds United.

Në sfidën e zhvilluar në Londër, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho kaloi në avantazh me anë të Harry Kane që shënoi me penallti, ndërsa pak më vonë kapiteni shërbeu saktë për Hueng Min Son dhe ky i fundit dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë ishte mbrojtësi belg Tobby Alderweireld që shënoi golin e tretë pas një asisti të Son dhe vulosi suksesin e “Spurs”-ave, ndërsa në shtesë Doherty u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Tottenhamin me një lojtar më pak për disa sekonda.

Me këtë sukses Tottenham ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë, 4 më pak se Liverpool e Manchester United që kryesojnë, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 11 me 23 pikë.

Top Channel