Përkundër ndikimit negativ që solli pandemia në Kosovë, tek eksportet kosovare nuk ka ndikuar.

Të paktën kështu tregojnë statistikat e eksportimit të mallrave gjatë vitit 2020. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, bizneset kosovare për herë të parë kanë eksportuar mallra në vlerë të 450 milionë eurove.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tregon se destinacion i tyre ishin kryesisht Shqipëria dhe vendet e BE-së. Përveç shifrave, Stavileci tregon se hapi tjetër pozitiv është se prodhuesit vendor kanë filluar të eksportojnë me tepër produkte finale.

Megjithëkëtë, shifrat e eksportit me atë të importit vazhdojnë të kenë diferencë të madhe. Gjatë vitit 2020, janë importuar mallra në vlerë të 3.2 miliardë eurove, 250 milionë euro më pak sesa viti paraprak.

Top Channel