Të moshuarit që festuan vetëm/ Vullnetarët që i ndihmuan në 41 fshatrat e Gjirokastrës

02/01/2021 12:07

450 të moshuar të vetmuar në Dropull ndjenë ngrohtësinë e familjes përgjatë fundvitit pavarësisht se fëmijët dhe të afërmit nuk mundën të mbërrijnë për festat për shkak të kufizimeve dhe frikës së përhapjes së infeksionit

Ishin më shumë se 50 gra dhe burra që përqendruan përpjekjet dhe energjinë e tyre për të gatuar dhe shpërndarë paketa me gatime dhe urime për të moshuarit në 41 fshatra deri në skajet më të largëta të qarkut.

 “ Ju urojmë të gjithëve shëndet, ti kemi fëmijët mirë dhe festofshim bashkë vitin tjetër.”

“ Nuk e prisja që të kujtoheshin për ne. Jam e lumtur.  Qofshin të gjithë të shpërblyer në shtëpitë e tyre”

Vangjeli njëri prej vullnetarëve ka jetuar për vite të tërë në Kanada e në kohën e lirë shërbente pranë një organizate bamirëse. Kur mbërriti për të jetuar në Shqipëri pa se për banorët e moshuar të Dropullit mungon një strehë përkujdesje dhe se mbështetja për ta në banesa sidomos në kohë pandemie ishte jetike.

Nismës për ti bërë festat më sociale dhe më të ngrohta ju bashkuan jo vetëm biznese dhe njerëz të artit por shumë qytetarë të thjeshtë me të ardhura minimale sepse siç tregon Vangjeli dhuruesi merr dyfish kënaqësi.

Top Channel