Ne një konference shtypi urgjente mesditën e se shtunës zëdhënësi i qeverise greke ka deklaruar se Greqia do te shtrëngoje përsëri masat kufizuese për përballimin e pandemisë deri ne datën 11 janar.

Sipas tij vendimi është marre nga vete kryeministri Mitsotakis me qellim qe te kufizohet përhapja e koronavirusit dhe te mund te rihapen shkollat pas kësaj date.

Ne masat e reja hyjnë mbyllja e dyqaneve te vogla te cilat mund te shisnin produkte pasi klientët te blinin online nga shtëpitë apo nëpërmjet telefonit dhe te merrnin artikullin para dyqanit.

Gjithashtu mbyllen prej nesër deri ne datën 11 përsëri libraritë, qendrat estetike, floktoret, qendrat e kontrollit teknik te automjeteve, ndërsa është ndaluar gjuetia dhe peshkimi. Edhe ora policore rivjen përsëri nga ora 9 e mbrëmjes deri ne 5 te mëngjesit. Kishat do të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët dhe nuk do të ketë shenjtërim të ujërave ne ditën e Epifanisë.

Stelios Petsas: Për këtë qëllim, shtojmë përpjekjet tona në javën e parë vendimtare të 2021. Nga nesër, e Dielë 3 Janar dhe ora 6:00 e mëngjesit , deri në 6:00 të mëngjesit të ditës se hëne 11 Janar, qëndrojmë përsëri në shtëpi, pasi pezullohet funksionimi i të gjitha aktiviteteve dhe shërbimeve që u lejuan gradualisht para Krishtlindjeve.

Per disa dite me radhe tema kryesore e komisionit për pandeminë është se si te rikthehen fëmijët ne bankat e shkollave duke minimizuar pasojat qe ka lenë tek ata mësimi online dhe mbyllja për një kohe te gjate ne shtëpi.

Autoritetet greke qe janë te dyzuara për hapjen e shkollave, vlerësojnë se megjithëse situata epidemiologjike në Greqi është përmirësuar dhe numri i rasteve dhe i vdekjeve ka rene, përsëri niveli i tyre është i lartë dhe presioni mbi sistemin shëndetësor vazhdon te jete i madh.

Mbi 2500 greke kaluan Krishtlindjet ne klinikat e kovidit, ndërsa rreth 430 ende trajtohen ne terapi intensive.

Top Channel