Ka përfunduar takimi mes Real Madrid dhe Celta Vigos, ku madrilenët morën 3 pikë të rëndësishme.

Takimi u zhbllokua në minutën e 5, ku Lucas shënoi me kokë pas një asisti të Asensios. Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të vendasve. Dyshja Lucas-Asensio do të ishte protagoniste edhe në golin e dytë të ndeshjes. Lucas ktheu ‘nderin’ duke i dhënë një asist 24-vjeçarit i cili nuk gaboi përballë portierit.

Me fitoren 2-0 Real Madrid tashmë ka marrë kryesimin e La Ligas, ku në 17 ndeshje ka 37 pikë, një më shumë se Atletiko Madrid e cila do të luajë nesër. Ndërkohë Celta Vigo mbetet në vendin e 8, ku në 17 ndeshje ka grumbulluar 23 pikë.

Top Channel