Hoçishti, më shumë se fshat është një qytezë në Devollin e bukur, ku njerëzit të kthehen në familjarë brenda ditës. Kisha e “Shën Nikollës” në qendër të fshatit dëshmon për një vendbanim të hershëm.

Kjo kishë ngjason si katedrale. Mbresëlënëse! Ajo që të bën tjetër përshtypje, është dhe fasoneria. Të gjithë gratë e fshatit, punojnë aty. Fati këtyre grave, kthehet qysh në vitin 1995 dhe vijon ende sot.

Ç’thonë ato? Kush ishte ai që u rikthye në rrënjët e të parëve, me një investim që i shërbeu banorëve të zonës? Ilnisa Agolli i prek të gjitha këto ndodhi. Në Hoçisht, mundemi të kuptojmë të shkuarën dhe të tashmen e një fshati, i cili ka nxjerrë jo pak emra të rëndësishëm përgjatë kohërave. Por një nga arsyet e njerëzve për të vizituar Hoçishtin, është vendi i shenjtë i Satrivaçit. Kisha e Shën Argjendëve Kozma dhe Damian.

Një vend shërues. Cila është historia e dy mjekëve që u kthyen në shenjtorë? Pse këtu bëhet një nga pelegrinazhet më të mëdha në Shqipëri? Cilat janë zakonet e këtij fshati? Si jetojnë njerëzit dhe çfarë do të thonë ata në “Fshatrat e Shqipërisë”? Ndiqeni videon e plotë.

Top Channel