“Adaptove një lidership të ri ekzekutiv”/ Suedia merr kryesimin e OSBE-së, Linde mesazh Ramës: Morët vendime të rëndësishme

02/01/2021 10:05

Suedia nga data 1 janar 2021 ka marrë drejtimin e OSBE-në, për një vit, duke pasuar kështu Shqipërinë.

Së fundmi me marrjen e drejtimit të OSBE,  Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar kryesinë Shqipërisë frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, edhe pse ne rrethana sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, shkruan Ann Linde.

Sjellim në vëmendje se mbajti më 4 dhjetor ministerialin përmbyllës të kryesisë së OSBE, të cilën e drejtoi për një vit.  Kryeministri Rama në këtë ministrel u shpreh se edhe pse me një eksperiencë të vogël vendosi objektiva të larta.

Top Channel