Real Madrid – Celta Vigo/ Zidane surprizon me ekipin në fushë, njihuni me formacionet zyrtare

02/01/2021 21:03

Real Madrid pret sonte në shtëpi Celta Vigon në ndeshjen e vlefshme për raundin e 17 të Kampionatit Spanjoll. Janë publikuar edhe formacinet zyrtare, ku Zidane ka surprizuar pak në përzgjedhjet e tij.

Real futet në fushë me formacionin 4-3-3, ku bie në sy ulja në stol e belgut Eden Hazard dhe aktivizimi i Lucas. Ndërkohë Nacho do zëvendësoje kapitenin Sergio Ramos i cili është i dëmtuar.

Celta Vigo futet në fushë me formacionin 4-1-3-2, ku do të tentojë të marrë pikë nga kjo transfertë. Real Madrid aktualisht ndodhet në vendin e dytë me 33 pikë, 2 më pak se Atletikoja kryesuese, ndërkohë që Celta Vigo ndodhet në vendin e 8 me 23 pikë.

Ju ftojmë të shikoni formacionet:

FOTO GALERI
1/2

Top Channel