Derbi mes Real Betis dhe Sevillas përfundoi në barazim 1-1, rezultat i cili i shërben më shumë djemve të drejtuar nga Lopetegiu duke i mbajtur në vendin e 5 me 27 pikë.

Në pjesën e parë të takimit të dy ekipet studiuan njëra-tjetrën. Pak pas fillimit të pjesës së dytë, do të ishte spanjolli Suso i cili në minutën e 48 do të zhbllokonte derbin e Andaluzisë. Epërsia e mqive nuk do të zgjaste shumë pasi, Canales do të barazonte me penallti.

Betis shpërdoron një rast të artë për të kaluar në avantazh, por Fekir nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit. Me këtë barazim Betis ndodhet në vendin e 9 me 20 pikë, larg objektivave për tu futur në kupat e Europës.

Top Channel