Në këtë puntatë festive të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar reperja aq e dashur për publikun shqiptar Tayna.

Kësaj të fundit iu bënë disa lojëra e patjetër pyetje të cilat publiku mezi i pret. Njëra nga pyetjet kishte të bënte me këngën “Johnny” të Taynës për të cilën disa persona kanë menduar që në fakt është frazë e huazuar apo e kopjuar nga një këngë e këngëtarit Noizy.

Kur u pyet se çfarë mendimi ka Tayna për këtë thashethem që shkruhet lart e poshtë dhe për Noizyn gjithashtu, reperja u shpreh se nuk e ka kopjuar e nuk ka asgjë në veçanti me të. Nga ana tjetër ajo u shpreh se në fakt fjala “Johnny (Xhani)” është një fjalë që përdoret nga shumë persona e jo vetëm prej tij. Andaj si pasojë nuk ka përse të mendohet si një kopjim i Taynës ndaj Noizyt nga publiku shqiptar.

Top Channel