Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të shquar në vendin tonë. Së fundmi është ndarë nga jeta drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.

Në moshën 64-vjeçari, ai nuk ka mundur që të përballojë rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Besnik Hallaçi, ishte një biolog dhe ambientalistit i njohur dhe në rang kombëtar njihej edhe si zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”.

Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.

Për ndarjen e tij nga jeta së fundmi ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici shprehu ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaci. Gjici në faqen e tij shkruan:

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian. U prehsh në paqe!.”

Top Channel