13:05
Përgjimet e Ndraghetës, SPAK nis hetimet në Shqipëri për grup kriminal e pastrim parash
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.