India realizon paradën spektakolare ajrore ‘Aero India 2021’ në Bangalore (fotot)

04/02/2021 16:16

Forcat ajrore dhe ato të mbrojtjes së Indisë kryen dje një paradë spektakolare në qyetin jugor të Bangalore.

Edicioni i 13-të i eventit bienal ndërkombëtar u hap nga ministri indian i mbrojtjes Rajnath Singh.

Në të morën pjesë më shumë se 500 mjete ajrore duke përfshirë dhe nga vende të huaja aleate.

Surya Kiran, grupi akrobatik ajror indian realizoi një spektakël të vërtetë me gjuajtësit Sarang e Rafale, këta të fundit blerja më prestigjoze e ushtrisë së New Delhi nga Franca.

Në fluturimet e integruara morën pjesë gjuajtës stërvitorë 9 BAE Hawk Mk132 dhe helikopterë të avancuar të ushtrisë.

Publiku ishte i kufizuar prej rregullave të pandemisë.

Rreth 500 mjete ajrore, duke përfshirë 78 të huaja morën pjesë në eventin tre-ditor të aeronautikës dhe biznesit.

Disa kompani mbrojtjeje kishin paguar pjesëmarrjen e tyre në formë panairi biznesi për reklamimin e mjeteve të tyre, si gjuajtësit e lehtë Jaguar, C-17 Globemaster, Embraer dhe gjuajtës Dakota të përmirësuar.

FOTO GALERI
1/8
Rreth 500 mjete ajrore, duke përfshirë 78 të huaja morën pjesë në eventin tre-ditor të aeronautikës dhe biznesit.

Top Channel