Naftë pa akcizë, jo për të gjithë/ Shumë fermerë në Korçë pengohen nga mungesa e tapive

04/02/2021 12:17

Qindra fermerë ne qarkun e Korçës nuk do te mund te përfitojnë nga skema e naftës pa akcize për shkak se nuk i plotësohen kriteret e vendosura.

Banoret e disa fshatrave ne Korçë, Pogradec e Pustec nuk mund te aplikojnë për shkak se nuk janë pronare te ligjshëm te tokave te tyre dhe problematika shume vjecare e pajisjes me certifikate per ta nuk ka mare ende zgjidhje. Te tjerë, ngastrat e tokës i kane ne sipërfaqe me te vogël se ajo e përcaktuar ne skeme.

Edhe pse nuk është përgjegjësi e tyre këta fermerë penalizohen per te disaten here.

Drejtoria Rajonale e Bujqesise ne Korce pohon se problematikat e konstatuara i janë adresuar Ministrisë dhe nuk dihet ende sesi do te veprohet ne kete rast.

Vetem ne qarkun e Korçës janë mbi 9000 fermerë te pajisur me Nipt qe pritet te përfitojnë nga kjo skeme, ndërsa per ata qe mbeten jashtë saj nuk ka ende një zgjidhje.

Top Channel