Veliaj: Në 25 Prill çdo rrugaç i SHQUP të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë me votë

04/02/2021 14:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar që Tirana të vulosë me votë këtë 25 Prill fundin e modelit të dhunës që sipas tij, simbolizon Partinë Demokratike.

“Do bëjmë çmos që në 25 Prill, çdo rrugaç i SHQUP-it të marrë atë që meriton, humbjen më të thellë me votë në një kryeqytet që nuk e mbështet dhunën, gjumin e rrugaçërinë,” shkruan Veliaj në një postim në Twitter.

Një prej ish-zyrtarëve të lartë të kësaj partie, ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha u raportua një ditë më parë se është shoqëruar për herë të tretë në Polici me të njëjtën akuzë si në dy rastet e 5 dhe 6 viteve më parë: atë të dhunës ndaj një qytetari.

Por megjithatë, një ditë më pas ai vetë ka pohuar se personi i dhunuar prej tij e kërkoi dhe e meritoi dhunën. “Jeta dhe praktika më ka mësuar që ti jap gjithkujt atë që kërkon dhe meriton,” shkruan vetë në profilin e tij në Facebook vetëm një ditë pas ngjarjes, Florenc Hoxha.

Top Channel