Moderatorja e “Wake Up”, Ori Nebiaj mposht koronavirusin: E rëndësishme është që të mos stresohemi…

04/02/2021 11:07

Moderatorja Ori Nebiaj ia ka dalë që të mposhtë koronavirusin dhe është kthyer sërish në drejtimin e emisionit “Wake Up” në Top Channel.

Ditën e sotme, u shpreh se qëndroi 14 ditë në karantinë dhe është e lumtur që u rikthye në normalitet. Sipas saj, gjithçka kalon me qetësi dhe besim, me shmangien e stresit që mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore.

“Sa më kishte munguar studio, sa më kishit munguar ju. Ju shikoja nga shtëpia dhe mendoja se disi çmallesha, por jo. Kuptoj që thjesht ma ka shtuar mallin. Unë ia hodha, e shkova, i bëra plot 14 ditë dhe jam e lumtur që rikthehem Covid free. Me pak besim dhe qetësi, të gjitha kalojnë. E rëndësishme është që të mos stresohemi më shumë se ç’duhet për një sëmundje që na ka stresuar jetën, por mos ta stresojmë veten akoma më shumë”, tha Nebiaj.

Top Channel