Vllaznia kërkon fitoren/ Trajneri i shkodranëve: I rëndësishëm është terreni

04/02/2021 15:53

Java e 18-të e Superligës do të startojë ditën e premte me një nga ndeshjet më të rëndësishme, Vllaznia-Laci.

Shkodranët kryesues vijnë pas dy barazimeve radhazi në këtë përballje me një kundërshtar direkt si kurbinasit që i ndjekin nga vendi i tretë një distancë prej 10 pikësh. Në prag të këtij takimi trajneri i shkodranëve Tomas Bërdaric shprehet optimist në rikthimin tek fitorja.

Mendoj se kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur shumë mirë për të marrë maksimumin ndaj Laçit. 3 ndeshjet e fundit kanë qenë të ngjeshura me terrene të vështira ndërsa nesër luajmë në shtëpinë tonë, uroj të mos ketë shi në mënyrë që të bëjmë lojën tonë të zakonshme”.

Vllaznia është skuadra që ka shënuar më tepër në këto 17 javë, ndërkohë që në tre takimet e fundit e kanë patur të pamundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Është një proces që të gjithë lojtarët në ekipin tonë duhet të bëjnë detyrat e veta. Për mua është e rëndësishme që jemi një ekip që punojmë me topin. Të gjithë jemi të bashkuar për të sulmuar. Është e rëndësishme se si do të jetë terreni”.

Ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 3 çifte të tjera Bylis-Partizani, Tirana-Skenderbeu dhe Teuta-Apollonia, ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave do të luhet ditën e hënë mes Kukësit dhe Kastirotit. Të gjitha takimet e kategorisë Superiore do të transmetohet drejpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel