Aksident në Sarandë/ 28-vjeçari përplas të moshuarin gjatë parkimit të makinës

04/02/2021 16:33
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar ka përplasur një të moshuar duke parkuar makinën e tij në rrugën “Adem Sheme” në Sarandë.

Këmbësori A. Gj., 85 vjeç  është transportuar në spitalin e Traumës. Materialet e të riut kanë shkruar në prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,

Sarandë

Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Adem Sheme”, duke manovruar automjetin e tij mbrapsht, për ta parkuar, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. Gj., 85 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Top Channel