Vrau me armë zjarri një person 4 vite më parë, ekzekutohet vendimi i gjykatës për Arianit Kondin

04/02/2021 16:55
Gjykata e Apelit Vlorë

Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është ekzekutuar për Arianit Kondin, 42-vjeçarin e shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në vitin 2017.

Ai është dënuar me 8 vite burg për veprat “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti ai ka vrarë me armë zjarri personin E. GJ.

Vlorë

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim. Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel