Rita Ora

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka blerë një rezidencë luksoze viktoriane me 6 dhoma në Londrën Veriore prej 9 milionë eurosh.

Sipas The Mirror, kompania e saj “Rora Properties” bleu shtëpinë, e ndërtuar në stilin “Arte dhe Mjeshtëri”, me ndihmën e një kredie nga banka e Queen’s Coutts & Co. Babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu ishte dëshmitar i dokumentit të hipotekës i cili u nënshkrua të premten.
Ora është akoma on top edhe pse kohët e fundit është përballur me komente negative për shkak të shkeljeve të rregullave anti-covid.

Ylli aktualisht është në një karantinë të detyrueshme 14-ditore në një hotel në Sidnei përpara rolit të saj si trajnere në “The Voice në Australi”.

Lajmet për Orën shpërthyen në nëntor për festën e  30-vjetorit të ditëlindjes me miqtë në kohë covidi, përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne, në një restorant në Londrën Perëndimore.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel