Foto ilustrim

Fier – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Sipas policisë një shofer duke drejtuar makinën e tij tip “Skoda” ka përplasur të moshuarin B.S, 90-vjeçar.

Mësohet se i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i makinës, SH. H 33-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Top Channel