E diel, 18 Korrik 2021
22:50
Vendosi në shenjë proteste me zë të lartë Himnin Kombëtar, shoqërohet me forcë pronarja e lokalit

Pas revoltës së bizneseve në Lungomare janë shënuar incidentet e para mes administratorëve të lokaleve dhe Policisë së Shtetit.

22:20
Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës

Një shtetas shqiptar është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA.

22:10
Shalqi deri në 25 kg në Lushnje/ Fermerët të kënaqur me prodhimin këtë vit

Për qindra fermerë në zonën e Ishmës në Lushnje ky është një vit i mbarë.

21:50
Tea Trifoni në një lidhje të re, flet për djalin që i ka fituar zemrën

Ish konkurrentja e ‘Përputhen’, Tea Trifoni, e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “E diell”, ka folur për partnerin e saj të ri.

21:33
Grabitet një furrë buke në Lezhë, fëmija 10 vjeç i merr xhiron ditore shitëses dhe largohet

Gjatë mbrëmjes së sotme një furrë buke në qytetin e Lezhës është grabitur nga një i mitur.

21:15
Golemi “i pushtuar” nga plehrat/ Koshat nuk janë pastruar, pushuesit: Na mbyti era, po paguajmë shtrenjtë për të ardhur në këto pirgje plehrash

Një situatë tejet kaotike paraqitet në plazhin e Golemit nga plehrat.

21:03
Për ku është nisur ministrja Kushi? Poston momentet e përgatitjes nga udhëtimi në avion…

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale ndërsa shfaqet duke bërë përgatitjet e fundit për një aktivitet ndërkombëtar në lidhje me kërkimin shkencor në Slloveni.

20:56
Rreh punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas pasi nuk i ishte mundësuar udhëtimi, arrestohet 42-vjeçarja

Një 42-vjeçare është vënë nën prangat e policisë në Rinas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj punonjëses së kompanisë ajrore.

20:40
Nesër nis java e vaksinimit të hapur +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, në çdo qendër shëndetësore.

20:27
Këshilli i ri Kombëtar, reagon Dega e PD në Britani: Përshëndesim zgjedhjen, diaspora nuk pajtohet me regjimin autokratik të instaluar në atdhe!

Dega e PD ne Britani ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, ku ndër të tjera ka vlerësuar vendosmërinë e liderit te opozitës, Lulzim Basha.

20:12
Arabia Saudite vendos robotë në shërbim të haxhilerëve në Qabe

Arabia Saudite njoftoi se dy robotë janë vënë në përdorim për të garantuar sigurinë dhe për të orientuar haxhilerët që kryejnë adhurimin e Haxhit, transmeton Anadolu Agency (AA).

19:55
E moshuara nuk përfitoi nga rindërtimi, shtëpia iu shkatërrua nga tërmeti

Kjo është shtëpia e Xhevahire Verjonit, 79-vjeçares nga Rubjeka e Maminasit e cila nuk ka përfituar asgjë nga procesi i rindërtimit.

19:53
Fluks në urgjencën e pediatrisë/ Qendrat shëndetësore janë pushim në fundjavë ndaj prindërit i drejtohen QSUT

E diela si ditë pushimi për stafin mjekësor në qendrat shëndetësore të cilat kyçin dyert nëpër lagje, sjell fluks të shtuar prindërish në urgjencën pediatrike brenda QSUT-së.

19:49
Shqiptarët, pushime ditore/ Pasojat e Covid, financat dhe gjatë javës punojnë

Familjet shqiptare duket se e kanë të vështirë të bëjnë pushime të plota mujore apo më shumë se 10 ditore.

19:44
Ceremonia e hapjes/ Lojërat olimpike, parada e skuadrave sipas alfabetit japonez

Në 23 korrik startojnë Lojërat Olimpike të Tokios me ceremoninë e hapjes së tyre, pjesë e së cilës do të jetë edhe parada e prezantimit të 207 delegacioneve pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

19:32
Kosova kthen 11 fëmijë nga Siria/ Operacion edhe Maqedonia e Belgjika, Shqipëria vijon punën në terren

Qeveria e Kosovës, ndihmuar nga ushtria amerikane dhe forcat kurde të sigurisë, ka realizuar me sukses operacionin e dytë humanitar të riatdhesimit të grave dhe fëmijëve të mbetur në kampet e Sirisë.

19:29
Vitrina e librit/ Jehona ngacmimesh të çuditshme – Edmond Tupja

“Papritmas, lulja nisi të lëvizte, a thua se frynte erë, majtas-djathtas, djathtas-majtas, me një rregullsi të harmonishme. Pastaj, si për çudi, mu zhduk nga sytë, sikur ta kishte përpirë nata, por nuk vonoi dhe u rishfaq në tërë freskinë e saj blu. Një dëshirë më lindi e më kaploi një si ethe përvëluese: të shndërrohesha […]

19:21
Lajme jo të mira nga Tokio/ Tre sportistë rezultuan të infektuar me covid-19

Në Lojërat Olimpike të Tokios menjëherë kanë ardhur lajme të këqija që kanë të bëjnë me Covid 19, edhe pse në vend nuk kanë mbërritur të gjithë delegacionet pjesëmarrëse.

19:13
Trofetë e festivalit të Kanës/ “Titane”, i konsideruar si filmi më i çuditshëm nga kritikët mori çmimin e madh

Festivali i 74-të i Kanës ka dhuruar spektakël për artdashësit e kinematografisë e publikun e gjerë, pas një viti pauzë për shkak të pandemisë së Covid 19.

19:09
Mykonos në izolim gjatë natës/ Kulmi i sezonit turistik, anulohen mijëra prenotime

I mpire dhe i heshtur është zgjuar Mykonos, ishulli qe kurrë nuk fle, por qe tashme po provon lockdown-in e pare local si rezultat I shpërthimit te rasteve me koronavirus.

19:02
Koronavirusi kërcënon Olimpiadën, me dhjetëra sportistë në karantinë

Olimpiada e Tokios nuk ka filluar akoma, megjithatë në Fshatin Olimpik të krijuar enkas në kryeqytetin japonez po shtohen nga dita në ditë rastet pozitive me virusin Covid – 19.

18:56
Stuhi shiu në vend/ Plazhet u boshatisën në Durrës e Shëngjin, por jo në Vlorë

I gjithë vendi u pushtua nga stuhi shiu këtë të dielë, veçanërisht në orët e pasdites.

18:48
Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur, Merkel në zonat e dëmtuara

Dy shqiptarë janë mes viktimave që shkaktuan përmbytjet katastrofike në Europë.

18:44
Zyrtare/ Armando Broja firmos kontratën e re me Chelsea-n

Tashmë është zyrtare: Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Chelsea-n, që e ktheu në Londër pas një vitit huazim në Eredivisie.

18:33
Përfshihet nga flakët magazina në Tiranë, policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje

Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

18:28
SHBA, disa qytete rikthejnë kufizimet/ Rritje e rasteve me Covid 19 kryesisht të nxitura nga varianti “Delta”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të rasteve me Covid 19, kryesisht të nxitura nga varianti “Delta”.

18:27
Reshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet e Kosovës

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet. Reshjet e shiut të shtunën, më 17 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dëme nëpër shtëpi private nga depërtimi i […]

18:09
Drejtuesit gjermanë të biznesit kërkojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit në SHBA

Ndër vite Gjermania ka investuar triliona dollarë në SHBA. Gjurmët e ekonomisë gjermane janë kudo nëpër kontinent. Por kufizimet e pandemisë në SHBA vazhdojnë të pengojnë udhëtimet e biznesit nga shtetet e BE-së.

17:51
SHBA, disa qytete rikthejnë kufizimet për shkak të COVID-it

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve me COVID-19 kryesisht të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit.

17:40
Merkel viziton zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot vizitoi zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe jugperëndimore, duke shprehur tronditjen dhe trishtimin e saj të thellë për shkatërrimin që shkaktoi katastrofa, raporton Anadolu Agency (AA).

17:24
Fansja i kërkon autograf në vendin intim, reagimi i Ronaldinhos bëhet viral (VIDEO)

Së fundmi, Ronaldinho është ‘vënë në siklet’ nga një fansa e tij e zjarrtë.

17:06
Maqedonia e Veriut riatdheson 23 shtetas nga Siria dhe Iraku

Maqedonia e Veriut ka riatdhesuar 23 shtetas të saj nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Katër prej tyre kanë marrë pjesë në luftime përkrah grupit militant, Shteti Islamik (IS), ndërsa personat e tjerë janë pesë gra dhe 14 fëmijë.

17:05
Deri 170 km/orë në rrugë, pavarësisht reshjeve të shiut/ Pezullohen 39 leje drejtimi, ndëshkohen 1734 shoferë

1734 shoferë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë identifikuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

16:59
Reshjet e dendura shkaktojnë dëme nëpër qytetet e Kosovës

Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.

16:46
Asnjë humbje jete, por rriten rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 21 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 21 qytetarë.

16:33
Franca tronditet nga protesta kundër vaksinimit dhe certifikatës shëndetësore

Protesta masive u zhvilluan në disa qytete të Francës të shtunën për herë të dytë brenda një jave kundër kërkesës së re të qeverisë për certifikatën shëndetësore dhe vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor, raporton Anadolu Agency (AA).

16:22
SHBA, vazhdojnë zjarret pyjore në Kaliforni

Shumë njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë për disa ditë në shtetin e Kalifornisë në SHBA, ndërkohë që gara tradicionale e biçikletave e organizuar në qytezën Markleeville gjithashtu është anuluar.

16:21
Twerk në plazh/ Era Istrefi tërheq vëmendjen me pozat e nxehta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

15:50
Shtatë raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan të dielën se janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus.

15:14
BE ‘ia kalon’ SHBA-së! E para për vaksinimet anti Covid

Bashkimi Evropian tejkaloi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket normës të vaksinimit teksa Brukseli dhe Washingtoni po përballen me një valë të re të infektimeve, të shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit.

14:48
Sekretari i Shëndetësisë infektohet me Covid/ Vetë karantinohet kryeministri britanik

Përgjigja e dytë e testit pozitiv me Covid19, të sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid detyron kryeministrin anglez Boris Jonson të vetë-karantinohet në shtëpi.

14:45
Mesazhi i “koduar” i Ronaldos tremb Juven!

Cristiano Ronaldo tremb Juventusin me një mesazh të koduar.

14:36
ShSKUK: 90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. 

14:28
E gjuajti të dashurën me gurë dhe e hodhi nga shkëmbi/ 30-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment i keq, shkova…

Një 26-vjeçare humbi jetën në Greqi, pasi partneri i saj e hodhi nga shkëmbi.

14:21
Emrat/ PD shpall listën fituese, ja kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Përjashtohen Edith Harxhi dhe Arben Ristani

Partia Demokratike ka publikuar listën me emrat e 300 anëtarëve që do të jenë në Këshillin Kombëtar për 4 vitet e ardhshme.

14:07
“E pashë duke rënë në tokë…”, gruaja e ish bankierit rrëfen si e vrau shqiptari para syve të saj, zbulon bisedën e fundit për paratë

Një fund i papritur dhe dramatik pas një mbrëmje të këndshme me gruan e tij. Kështu ishte nata e fundit e Giovanni Caramuscio, i cili dyshohet se u vra nga një shqiptar, i identifikuar si Paulin Mecaj.

13:43
Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, kapet në Itali Bledar Cara

Bledar Cara u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e krimeve të Rënda e ka dënuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim i tokës.

13:25
Reshje shiu dhe stuhi në Shqipëri/ Metereologia zbulon zonat më problematike, ja kur do të rriten temperaturat

Një pjesë e mirë e vendit është përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa rajoni i Ballkanit është goditur nga stuhia. Pjesa më e madhe e pushuesve kanë braktisur plazhet për shkak të paralajmërimeve për ndryshimet e kushteve atmosferike.

13:22
Përmbytjet në Gjermani i marrin jetën çiftit shqiptar nga Kosova

Dy persona nga Kosova që jetonin në Gjermani kanë ndërruar jetë, për shkak të përmbytjeve katastrofike.

12:59
Vlonjatët “nuk pyesin” për reshje shiu apo stuhi, nuk braktisin detin me dallgë. Marrin me vete edhe fëmijët (FOTO)

Ndonëse në Durrës dhe në Shëngjin, plazhet janë boshatisur për shkak të reshjeve të shiut që ka përfshirë vendin gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit, në Vlorë, pushuesit po shijojnë detin.

12:53
Mot i keq dhe frikë nga stuhia/ Pushuesit largohen nga plazhi i Shëngjinit

Dhjetëra pushues po largohen mesditën e sotme nga Shëngjini, për shkak të motit të keq dhe parashikimit se shirat do të vazhdojnë.

12:50
Parashikimi i motit/ Nga mesdita deri në 19:00 do të ketë reshje të dendura shiu në disa zona, përfshihet edhe Tirana

Gjatë natës dhe mëngjesit ka pasur reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, jo më shumë se 7 mm ndërsa reshje disi më të konsiderueshme ka pasur në zonën lindore, rreth 20 mm.

12:33
Tiranë/ Xhama të zinj dhe targa në vendin e gabuar te makinat, disa shoferë nën hetim

Disa drejtuar mjetesh janë vënë nën hetim, pasi janë në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin.

12:31
“Festa e Fërgesës” rikthehet për vitin e katërt radhazi, Veliaj jep lajmin e mirë: “Kalaja e Tiranës do zgjerohet me hapësira të reja”

Për të katërtin vit radhazi rikthehet në kryeqytet “Festa e Fërgesës” në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

12:24
Silverstone me format të ri/ Formula 1, Versappen fiton mini-garën

Max Verstappen arrin një sukses historik në Formula 1, teksa fiton garën e parë Sprint kualifikuese në Cmimin e Madh të Silverstone në Botërorin e Formula 1.

12:23
“Hyundai” del nga rruga në Pishkash, plagoset shoferi rumun

Një 40-vjeçar nga Rumania është plagosur sot në Lezhë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte, duke dalë nga rruga.

12:22
Lajme jo të mira nga Tokio/ Tre sportistë rezultuan të infektuar me covid-19

Në Lojërat Olimpike të Tokios menjëherë kanë ardhur lajme të këqija që kanë të bëjnë me Covid 19, edhe pse në vend nuk kanë mbërritur të gjithë delegacionet pjesëmarrëse.

12:19
Një jetë me bletët/ 80 vjeçari në Bulqizë që nuk është shkëputur asnjë ditë nga pasioni

80 vjeçari Veli Selmani nga fshati Dushaj i njësisë Administrative Fushë-Bulqizë vijon të sfidojë moshën dhe invadilitetin duke u marrë me rritjen e bletëve.

12:15
Sherr mes disa personave në Maliq, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë sulmuar 42-vjeçarin me iniciale J.G.

12:13
Pas hapjes, fluks në Kapshticë/ Lëvizje e shtuar si në hyrje ashtu edhe në daljen në pikën kufitare me Greqinë

Pas hapjes së Kapshticës, fluksi i lëvizjes është shtuar si në hyrje dhe në dalje. Janë emigrantët ata që kryesisht vijnë në Shqipëri për të takuar familjarët, por edhe për të bërë pushime.

12:11
Shkeli orën policore dhe nuk iu bind policisë, 1 milion lekë gjobë për pronarin e lokalit, ndëshkohen dhe klientët

Pronari i një lokali në fshatin Bulgarec të Korçës është gjobitur, pasi mbajti lokalin hapur pas mesnatës dhe kundërshtoi forcat blu.

12:02
Mykonos në izolim gjatë natës/ Masat në ishullin e famshëm grek në kulmin e sezonit turistik

Në një moment kulmimi të sezonit të pushimeve verore në ishullin e famshëm të Mykonos, i quajtur edhe ishulli i erërave, qeveria greke ka shpallur aty mini lockdown-in e parë lokal të palajmëruar, si pasojë e rritjes së madhe të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

11:55
Rrëshqitja e dheut në Indi merr para shtëpitë, të paktën 25 të vdekur

Të paktën 25 humbën jetën në tre periferi të Mumbait, kur disa shtëpi u shembën pas rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shiu i madh.

11:49
Rrahu dhe përndoqi 16-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan. Vihet në pranga edhe 34-vjeçari që goditi oficerin e policisë

Elbasan – Një 16-vjeçare është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga një 19-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

11:42
Rrëzohet autokambaja, 41-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës. Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Elbasan

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Elbasan është raportuar për një vdekje nga shkaqe natyrale, për përfshirjen nga flakët të një automjeti dhe një aksidenti të rëndë.

11:30
Të frikësuar nga “alarmi” për reshje shiu dhe stuhi, pushuesit braktisin plazhet (Pamjet)

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka boshatisur bregdetin e Durrësit në mes të korrikut.

11:12
Rehabilitohet kanali vaditës në Kozan të Elbasanit, Balla: Synimi është që mos të lëmë asnjë familje që jeton në fshat pa i garantuar ujin vaditës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit vaditës në fshatin Kozan në Elbasan.

11:07
Reshjet e shiut nuk ndërpresin lundrimin detar/ Tragetet mbërrijnë 1 orë me vonesë në Durrës, vijnë 4 mijë udhëtarë nga Italia

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar vonesa të vogla në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në portin detar të Durrësit.

11:01
Tentuan të ndërtonin “beach-bar” pa leje në Velipojë, arrestohet pronari dhe dy punëtorët

Pronari dhe dy punëtorë janë arrestuar nga policia pasi u kapën në tentativë për të ndërtuar “beach bar” në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse.

10:54
Sekretari i Shëndetësisë infektohet me Covid-19, kryeministri britanik nuk vetë-izolohet

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas takimit që pati me kryeministrin dhe kancelarin britanik ditën e premte.

10:41
Vlorë/ Po kryenin ndërtime pa leje në Dhërmi, arrestohen 3 persona. Kapet edhe i dënuari që nuk respektoi kohën e lejes

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës sepse u kapën duke kryer ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa një i dënuar, i cili ishte shpallur në kërkim është kapur nga policia.

10:12
Operacioni “Transferta”/ Arrestohet 22-vjeçari që ndërhynte në llogari Facebook-u dhe kërkonte para nga miqtë

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë si pjesë e operacionit “Transferta” pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik.”

10:08
Kosovë/ Mbi 90 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

10:04
Berat/ U kap duke ujitur kanabisin pranë tokës së tij, arrestohet 44-vjeçari. Procedohen penalisht kryeplaku dhe inspektori i pyjores

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi u kap duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

09:48
Ekzekutoi ish bankierin në sy të gruas, autori shqiptar gjendet gjysmë i zhveshur në shtëpi/ Ja detaji që e nxori zbuluar

Një krim i rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Lecces, ku një ish bankier 69-vjeçar u qëllua për vdekje duke nxjerrë para nga një bankomat në sy të gruas së tij.

09:34
FOTO/ Publikonte imazhe me kallashnikov në rrjete sociale, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë. Çfarë i gjeti policia

Një 17-vjeçar që publikonte fotografi me armë zjarri në rrjete sociale është arrestuar nga policia. I riu realizonte imazhe me armë zjarri teksa i mbante në dorë dhe qëllonte në ajër.

09:12
Dita më e bukur në jetën e Hueyda El Saied/ Ja çfarë bën bashkëshorti me djalin e saj

Sot është një nga ditët më të lumtura për Hueyda El Saied.

08:57
Krujë/ Merr flakë makina pas mesnatës, policia jep detajet e para

Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët rreth orës 01:20 në Krujë.

08:52
Ori dhe Flori ndajnë “sekretet” personale të njëri-tjetrit

“Pushime On Top” solli këtë të shtunë destinacionet më të mira të transmetuara gjatë javës, por edhe plot momente gazmore.

08:49
Një 40-vjeçar rreh babain, i mituri kapet me kanabis dhe dorezë metalike/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre, 40 dhe 69 vjeç akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj partnereve të tyre.

08:36
Pamjet/ 24-vjeçari del nga makina për të rrëmbyer të miturin, momenti kur nëna e frikësuar shpëton djalin 5-vjeçari

Një person është arrestuar pasi u përpoq të rrëmbente një djalë 5-vjecar duke e futur në makinë.

08:19
Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Shkon në 180 numri i viktimave

Është rritur sërish numri i viktimave nga përmbytja masive në Gjermani dhe Belgjikë. Sipas mediave të huaja numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180.

08:15
Shtohet numri i emigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA nga kufiri

Zyrtarët amerikanë thonë se numri i familjeve emigrante në kufirin me Shtetet e Bashkuara në qershor u rrit me 25% nga muaji i kaluar, megjithëse temperaturat e verës po rriten në shkretëtirat dhe terrenin malor të zonave kufitare jugperëndimore.

07:35
Vranësira dhe stuhi shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por herë pas here do ketë edhe stuhi shiu.

06:52
SHBA/ Vazhdon të përhapet një zjarr masiv në Oregon

Një zjarr i madh që po përhapej kryesisht i pakontrolluar për më shumë se një javë në Oregonin jugor detyroi zjarrfikësit të tërhiqeshin për të katërtën ditë me radhë, duke u bërë zjarri i pestë më i madh në këtë shtet prej më shumë se një shekulli, thanë zyrtarët të premten.

06:32
Biden: Departamenti i Drejtësisë do ta apelojë vendimin për DACA-n

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se Departamenti i Drejtësisë do të apelojë një vendim “thellësisht zhgënjyes” siç e quajti ai të një gjykatësi federal në Teksas për programin DACA që mbron nga deportimi imigrantë të sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, ndërsa i bëri thirrje Kongresit të veprojë.

06:16
1 lugë uthull molle para gjumit për shëndet të mirë

Lajmi se uthulla është e shkëlqyer për shëndetin ka marrë dhenë, por ky produkt të befason çdo ditë. Kur vjen puna tek uthulla, ka gjithmonë një dilemë e cila ka të bëjë kryesisht me kohën kur uthulla duhet pirë. Shumë njerëz rekomandojnë pirjen e uthullës në mëngjes, mundësisht me stomak bosh. Të tjerë, betohen për të mirat që vijnë nëse uthulla pihet në mbrëmje.

05:58
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, ja çfarë këshillohet

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë. Sipas të dhënave mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë.

05:30
Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë/ Cilat janë përfitimet

Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme.

05:05
Banane e pjekur shumë apo pak/ Kur duhet ta konsumoni për vlera të plota

Shija, ngjyra dhe kremoziteti i bananes janë subjekt ndryshimi në varësi të nivelit të pjekjes së këtij fruti. Në varësi të kësaj të fundit është edhe përmbajtja e ushqyesve të bananes.

03:43
Video/ Bashkëpunimi i shumëpritur, Elvana Gjata dhe Yll Limani publikojnë këngën e tyre

Këngëtarja Elvana Gjata dhe këngëtari nga Kosova, Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të titulluar “E di X Marre”.

03:13
Covid-19/ Gjermania klasifikon Greqinë dhe Holandën si zona rreziku

Greqia dhe Holanda klasifikohen si “zona me rrezik” për Gjermaninë nga rritja e rasteve me Covid-19, njoftoi instituti gjerman ”Robert Koch”.

02:42
Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Lojërat Olimpike

Rasti i parë i infektuar me COVID-19 është identifikuar në Fshatin Olimpik në Tokio, gati një javë para fillimit të Lojërave Olimpike, konfirmuan sot organizatorët e ngjarjes sportive botërore.

02:20
Foto/ Nis përkeqësimi i motit, rrufe në qiellin e Prishtinës

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur përkeqësimi i motit dhe disa rrufe janë fotografuar gjatë orëve të mesnatës në Prishtinë.

01:57
COVID-19, rritje e ndjeshme e rasteve në Itali

Rastet e reja me infeksionin e koronavirusit në Itali vazhdojnë të rriten, pasi shkalla e fundit e incidencës, e llogaritur gjatë shtatë ditëve, është rritur në një mesatare prej 19 rastesh të reja për 100 000 banorë në të gjithë vendin, krahasuar me 11 të mëparshmet.

01:44
Kanada/ 726 sulme seksuale të raportuara në ushtri në 5 vitet e fundit

Gjithsej 726 sulme seksuale janë raportuar në ushtrinë kanadeze që nga viti 2016,.

01:21
Më shumë se 3,61 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

Mbi 3,61 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të “Our World in Data” sot, një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin.

00:59
Reali e Barça të mbytur në borxhe, shesin lojtarë me çmim okazioni

Me dy miliardë euro borxhe në total, Reali i Madridit dhe Barcelona shikojnë në merkato me ankthin në rritje dhe nevojën për të lehtësuar organikat. Çdo ditë shpenzojnë që të vijë dikush për të marrë disa nga lojtarët e çmuar, djem me “paga të arta” që në këtë jetë pas pandemisë janë bërë të papërballueshme edhe për gjigantët e Spanjës.

00:53
Verstappen fiton “Formula One Sprint”, niset i pari në Silverstone

Sukses historike për Max Verstappen. Piloti holandez e përfundoi i pari garën e parë Formula One Sprint, në Silverstone, duke fituar kështu “pole position” e Çmimit të madh të Britanisë, që do të zhvillohet sot.

00:42
Ngec transferimi i Ballo-Toure, Milani anulon vizitat mjekësore

Pas firmës mbi kontratë të francezit Olivier Giroud, Milani priste mbërritjen e mbrojtësit franko-senegalez Fode Ballo-Toure, për të cilin ishin programuar edhe vizitat mjekësore paraditen e sotme, por drejtuesit e kuqezinjve i kanë anuluar ato në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.