Foto ilustruese

Një 68-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mesditë në Gramsh, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Ajo ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen Sport të Gramshit. Dyshohet se shtetasja me iniciale A.I. ka rënë aksidentalisht, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel