Rama në Itali: Kërkova përshpejtimin e procedurave për njohjen e pensioneve! BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të ecin në një korsi

17/11/2021 13:20

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italian, Mario Draghi tha se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj.

Rama u ndal gjithashtu edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.

“Dua t’ju falënderoj për takimin, është një mundësi për të mësuar dhe folur jo vetëm për çështjet e tanishme po dhe të ardhmes, që të çelim një korsi më të shpejtë që vendi të integrohet më shpejt.

Do ishte mirë të integroheshim në sistemet universitare, bujqësisë , e kërkimit dhe novacionit dhe pa dyshim në të tejra sfera, pa harrura të ekologjike.

Çfarë do ndodh në Ballkanin Europian si për mirë se për keq ka ndikim në Evropë, dhe jashtë këtij kufiri të brendsmë janë 6 shtete në zemër të BE.
Unë munda t’i kërkoj kryeministrit një proces më të shpejtë për njohjen e pensioneve. Dhe mendoj se këtu kemi dhe projekte të mira për të rinjtë, drejt një arsimimi me cilësi të lartë, si ai që njihet ndërkombëtarisht.

Shqipëria është një vend i vogël në zhvillim e sipër, por duhen gjet mënyrat për ta forcuar këtë marrëdhënie se u bën mirë të dyja vendeve.
Mua më është dashur ta mësoj personalisht këtë proces integrimi europian të atyre vendeve dhe politikës së tyre të brendshme me zgjerimin. Ne e bëjmë se kjo është pjesë e borxhit që u kemi brezave të rinj. Është ëndrra e të gjithëve ne.Zgjerimi është fati i BE, nëse do të përmbyllë projektin e etërve themelues”, tha Rama. 

Ndërkohë kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE , por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE.

“Sipërmarrjet italianë në Shqipëri janë me mijëra me pronësi italiane apo të përbashkët. Në këtë sektor ka bashkëpunim me Shqipërinë. Bashkëpunimi do bëhet edhe në rrafshin e bujqësisë, investimeve, turizmit. Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë në çdo centimetër në politikës së saj të jashtme. Sa i përket hyrjes në BE, Italia ndjek nga afër dhe përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me vendet e BE-së. Procesi i hyrjes s’do të ndodhte vetëm por edhe me hyrjen e vendeve të Ballkanit. Ka nisma të ndryshme ku të dyja vendet do të punojnë në mënyrë të veçantë, pasdite Rama do të firmosë marrëveshjen për të marrë pjesë në Komitetin Ekonomik të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë. Me pak fjalë mund të them që Italia do të japë mbështetje të bindur dhe të plotë”, tha Draghi.

Top Channel