Fqinji vret 8 vjeçarin në Fier/ Fëmija u gjet i groposur në oborrin e shtëpisë së autorit, e goditi me lopatë në kokë

17/11/2021 01:11

Mbrëmjen e së martës banorët e një fshati të vogël të Fierit, por dhe shumë qytetarë që morrën vesh lajmin se ishte vrarë një fëmijë 8 vjeç nga fqinji i tij, u tronditën.

Viktima e këtij krimi të rëndë është Mateo Vllasia 8 vjeç që ishte në klasën e tretë. Fqinji i tij 38-vjeçari Klodian Calameni mësohet se e goditi fëmijën me lopatë në kokë, e groposi në oborrin e shtëpisë së tij dhe e mbuloi me gjete.

Ngjarja ndodhi në fshatin Daullas. Paraditen e së martës banorët e fshatit panë 8 vjeçarin të bënte xhiro me biçikleten e autorit të krimit Klodian Calamenit. Ky fakt ka ngritur dyshime te policia që ka ndaluar 38 vjeçarin menjëhërë pasi fëmija u shpall i zhdukur, dhe zbuloi trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e shtëpisë.

Klodian Calameni ka pranuar krimin. Ai është beqar dhe jeton i vetëm pasi të atin dhe vëllanë i ka në burg në Greqi ndërsa nëna e tij jeton në Maqedoni. Banorët e fshatit të tronditur treguan si u njohën me ngjarjen dhe kërkuan që autori të marrë dënim të rëndë.

Mësohet se Klodian Calameni është ndaluar vite më parë në 2006 pasi kishte marrë peng një të mitur. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Greçalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare.

Top Channel