Komuniteti i pllakosur nga deformimet, jetojnë pranë zona të testeve bërthamore (FOTO)

04/02/2021 14:15

Deformime, kancere të rralla e nivele të larta vetëvrasjesh kanë pllakosur një komuniteti që jeton më pak se 160 larg një zone ku kryheshin teste bërthamore në kohën e Bashkimi Sovjetik.

Rreth 460 prova të tilla janë zhvilluar në Semipalatinsk të Kazakistanit, të njohur si “Poligoni”, dhe mijëra njerëz që jetojnë sot atje kanë probleme të tmerrshme shëndetësore si pasojë e radioaktivitetit. Tragjedia e këtyre njerëzve kalon nga brezi në brez. Magdalena Stawkowski, një antropologe që hulumton trashëgiminë e armëve bërthamore në Kazakistan, tha për The Sun se “të gjithë banorët në zonë janë prekur. Ata që jetojnë në afërsi, janë shumë të ekspozuar. Ndërsa ata që janë më larg, hanë mish radioaktiv.

Kur shpërthejnë zjarret sezonale, grimcat radioaktive ngrihen në ajër e barten nga era kushedi se ku:, shprehet ajo. të dhënat zyrtare tregojnë se përpara 40 vjetësh, në zonën e rrezatimit kishte rreth 1 milionë banorë. Nivelet e rrezatimit atje thuhet ende të jenë mbi ato të lejuara për njerëzit. Sot, është i vetmi vend i botës ku mijëra vetë jetojnë ende përreth një zonë testimesh atomike. Deformimet vazhdojnë edhe tek të porsalindurit. Rrezatimi ka dëmtuar kodin gjenetik që trashëgojnë nga prindërit, të cilat në mjaft raste i braktisin.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel