Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Policia njofton se shtetasja A.Gj., me automjetin e saj tip “Volkswgen” ka përplasur shtetasin S. B., I cili udhëtonte me një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën motoçiklisit dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

Njoftimi i policisë:

Belsh/ Informacion paraprak

Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel