Ministrja Kushi mikpret në ambientet e MASR dy kampionët ballkanik në ski

04/02/2021 13:56

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mikpritur në ambientet e ministrisë dy sportistë kampionë të Ballkanit në disiplinën e skive, Erjon Tolën dhe Kevin Qerimin.

“Shumë e lumtur dhe krenare të takoja sot sportistët kampionë të Ballkanit, patriotët e mi nga Elbasani Erjon Tola dhe Kevin Qerimi, të cilët na kanë nderuar duke arritur rezultate maksimale në garat ballkanike të skive në Kolashin të Malit të Zi” – shkruan ajo në rrjetin social “Facebook”.

Në postimin e saj, Ministrja Kushi nënvizon “mbështetjen e vazhdueshme të MASR për këta të rinj dhe të gjithë talentet që spikasin, përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe lartësojnë flamurin tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare”.

Në fund, ajo i uron suksese atyre në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali:

“Shumë suksese kampionëve në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali! Forca çuna dhe lart e më lart!”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel