E premte, 04 Qershor 2021
20:51
FOTO/ Me piktura në fytyrë dhe veshje verore, të rinjtë mblidhen në bregdetin e Shëngjinit për festivalin UNUM

UNUM Festival ka mbledhur të rinjtë në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit.

20:45
Egjipti ndihmon në rindërtimin e Gazës

Egjipti ka dërguar disa inxhinierë dhe pajisje ndërtimi për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të fundit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Njoftimi u bë nga televizioni shtetëror i Egjiptit, raporton Reuters.

20:45
‘Llumi i detit’ në brigjet e Turqisë alarmon banorët e ambjentalistët

Një shkumë e trashë ngjyrë kafe me flluska, e njohur së fundmi si “llum deti” ka nisur të mbulojë brigjet e detit Marmara në Turqi, duke alarmuar banorët e Stambollit e duke ngritur shqetësime ambjentaliste.

20:40
Jetojnë në kasolle të lopëve se pallati u dëmtua nga tërmeti. Fiksi zgjidh problemin

20 familje të një pallati në Njësinë Administrative Rrashbull kanë mbetur në qiell të hapur.

20:24
Dopietë e Milot Rashicës, Kosova triumfon edhe ndaj Maltës

Vetëm tre ditë pas fitores bindëse 4-1 ndaj San Marinos, Kosova regjistron një tjetër sukses, këtë herë me rezultatin 2-1 në miqësoren e radhës ndaj Maltës, ndeshje që u zhvillua në fushën asnjanëse të Klagenfurtit, në Austri.

20:23
Gara e përvitshme me vela al-Gaffal rikthehet në Dubai pas pezullimit të pandemisë (foto-galeri)

Marinarët e velave nisën sot kompeticionin al-Gaffal në detin e Dubait, gara e përvitshme e distancave të gjata, që i bën homazh traditës së humbur vendase të kërkimit të perlave.

20:21
Egjipti ndihmon në rindërtimin e Gazës

Egjipti ka dërguar disa inxhinierë dhe pajisje ndërtimi për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës pas konfliktit të fundit mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Njoftimi u bë nga televizioni shtetëror i Egjiptit, raporton Reuters.

20:02
Shpresat kuqezi mposhtin Andorrën dhe nisin mbarë eliminatoret

Kombëtarja Shqiptare U21 e nisi në mënyrë perfekte edicionin eliminator të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-3 në transfertën ndaj modestëve të Andorrës.

20:01
Britania miraton Pfizer për fëmijët, vaksinohen të miturit nga 12 deri në 15 vjeç, testimet japin siguri

Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës së Pfizerit për tu administratuar tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç, pasi autoriteti rregullator i vaksinimit konkludoj se nga testimet e bëra me vaksinën Pfizer ajo ishte e sigurt dhe përfitimet janë më të mëdha nga rreziqet e kësaj vaksine.

19:58
Bashkëpunimi në fushën e turizmit/ Klosi takon ministrin grek, pritet rritja e kuotave të kalimit në dogana

Ministri i turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndodhet për vizitë zyrtare në Athinë, ku është ftuar nga homologu grek Haris Theoharis dhe kanë diskutuar për rritjen e shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit.

19:54
Miqësorja me Uellsin/ Reja analizon kundërshtarin dhe tregon referencat e formacionit

Pasditen e së shtunës Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen miqësore me Uellsin në Cardiff.

19:53
Covid shtoi të sëmurët kronikë/ Mjekët tregojnë rastet dhe llojet e sëmundjeve që prekin më së shumti

Pacientëve që kanë kaluar Covid-19 u janë shkaktuar disa sëmundje kronike të cilat nuk i kanë pasur më parë si probleme me zemrën, veshkën, diabetin e të tjera.

19:52
Çelja e negociatave me BE/ Holanda i jep dritën jeshile Shqipërisë

Holanda renditet ndër vendet që i japin dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

19:50
Yjet e “Petro Ninit”/ Nxënësit që shkëlqyen në olimpiadat kombëtare

Në gjimnazin “Petro Nini”, në kryeqytet, u zhvillua ndarja e certifikatave për nxënësit fitues, që kanë përfaqësuar shkollën nëpër Olimpiada Kombëtare, në lëndë të ndryshme.

19:48
Kritika për testimin e maturantëve: Gjuha e huaj, provim jo vetëm me shkrim

Gjuha e huaj ishte provimi i parë që u testuan maturantët me një strukturë pyetjesh të ndërthurur edhe me alternativa edhe me zhvillim.

19:46
Masakër mjedisore me bekim bashkie/ Mbetjet e Rrogozhinës në landfillin ilegal të Peqinit ku nuk u bëhet diferencimi

Bashkia e Rrogozhinës, për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar operatorin ekonomik Bardhi shpk dhe Viola Green Shpk.

19:44
Zona të kuqe! Në Durrës, Vlorë e Pogradec, ende zona me ujë shumë të ndotur

Ky kanal i ujërave te zeza sipas monitorimeve të bëra nga Agjencia Evropiane e Mjedisit e ka kthyer plazhin e plepave ne Durrës në zonë të kuqe për shkak të ndotjes.

19:40
Fiskalizimi me kosto të larta/ Nga një korriku nis me pagesat mes bizneseve

Fiskalizimi nis fazën e dytë më 1 korrik për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, për t’u shtrirë më pas nga 1 shtatori edhe te fasha e fundit biznes-konsumator për transaksionet me para në dorë.

19:38
“Rama s’më do në krye të PD”/ Kryetari në detyrë i PD flet sërish për zgjedhje të parakohshme

Qëndrimi mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare po dominon fushatën e kandidateve per kreun e PD-se. Lulzim Basha është i vetmi, i cili këmbëngulë se zgjedhjet janë vjedhur.

19:36
Luftë politike në derë të kishës/ Meta: S’ka shkarkim. Balla ironizon presidentin nga kisha e shenjtorit në Elbasan

Kisha e Shën Johan Vladimirit, shenjtit që nderohet edhe nga shqiptarët dhe serbët, ka mbledhur sot edhe armiqtë politikë.

19:32
Vret dhëndrin, plagos avokatin/ Vrasja pak minuta para gjyqit se kush do merrte fëmijët pas divorcit

Kudret Saliaj, babai i 3 fëmijëve kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish vjehrri, me këmbënguljen se i rrezikohej jeta prej tij, për shkak të divorcit nga vajza e tij, Dhurata Saliaj.

19:32
Merret vendimi, Donald Trump pezullohet për dy vjet nga Facebook

Llogaria e ish Presidentit Donald Trump do të pezullohet nga Facebook dhe Instagram për dy vjet, deri në janar të vitit 2023.

19:21
Të rinjtë që vaksinohen mund të blejnë birrë me vetëm 50 cent, ja vendi që ka ndërmarrë këtë nismë

Messina bëhet vendi i parë në Italinë fqinje që ndërmerr një iniciativë për të afruar të rinjtë, mbi 60 vjeç, që të vaksinohen në Panair.

19:08
“Nuk doja të dilja”, Linda tregon arsyen e vërtetë të debatit të ashpër me Ilirin: Ngriti zërin…

Linda ka debatuar me tone të ashpra në takimin me Ilirin dhe në studio ka zbuluar se zënka nisi para se të dilnin me njëri-tjetrin.

19:06
Francë, evakuohet kampi i emigrantëve në qytetin Calais

Në orët e para të mëngjesit është shpërndarë nga policia kampi i emigrantëve të parregullt në qytetin Calais në veri të Francës.

18:58
“Ngele me thikë”, Linda përplaset keq me Ilirin: Ti hedh ‘bombën’ dhe bën sherr pa arsye

Linda ka debatuar me tone të ashpra në takimin me Ilirin, ku gjithçka nisi nga një fotografi e postuar në Instagram.

18:50
Encën e “tradhton” çarçafi, i zbulon më shumë se ç’duhet (FOTO)

Një ndër këngëtaret më seksi të estradës shqiptare, Enca Haxhia, në fotot e fundit është shfaqur shumë “hot” dhe provokuese.

18:43
Vuçiç: Së shpejti do të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bllokuan vitin e kaluar, do të rinisin brenda ditësh.

18:39
“Më lër rehat!” Iliri nuk mban asgjë, zbulon çfarë i dërgoi Gilberta nga plazhi për ta ngacmuar

Gilberta ka përsëritur vazhdimisht se nuk ka më interes për Ilirin, ndërsa ai ka zbuluar fotografinë që ajo i dërgoi nga plazhi për ta ngacmuar.

18:34
“Me Lindën përdore, Iliri sheh …”/ Provokimi që ndezi “gjakrat”, Gilberta: Do të bëhet pjeshku!

Fotografia e postuar nga Iliri në rrjete sociale ka nxitur reagime të ashpra të Gilbertës, e cila ka zgjedhur që të mos e ftojë më në takime.

18:29
Kurti pas takimit me Dendias: I kërkova njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas takimit me diplomatin grek, Dendias.

18:25
Prof Kabo i kujton Berishës burgosjen e Fatos Nanos dhe që t’i drejtohet drejtësisë shqiptare nëse beson në pafajësinë e tij

Profesori Përparim Kabo ka folur në “Top Talk”  për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA duke thënë se mund ti drejtohet SPAK për të parashtruar akuzat dhe dokumentet që ka në dispozicion DASH.

18:14
FOTOT/ RENEA gjen në Lanë armën e krimit që tronditi sot Tiranën. Vjehrri vrau ish dhëndrin dhe plagosi prokurorin

Forcat speciale të RENEA-s kanë gjetur armën, me të cilën Mexhit Picari qëlloi për vdekje ish-dhëndrin e tij, si dhe plagosi lehtë edhe prokurorin Adriatik Cama. Arma është gjetur nga RENEA në lumin e Lanës.

18:09
Rekord i ri/ Një vendparkim shitet për $1.3 milionë në Hong Kong

Një vend për parkimin e makinës është shitur së fundmi për shifrën rekord prej 1.3 milionë dollarë (HK$ 10.2 milionë) në Hong Kong.

18:07
Maqedoni e Veriut, 16 raste të reja dhe 7​​​​​​​ viktima nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera dhe shtatë viktima nga koronavirusi.

17:58
“Ishte qëlluar me armë në kokë dhe shpatull”/ Gruaja gjendet e pajetë pak metra larg shtëpisë. Dyshimet e para të policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqinë fqinje, pasi një grua 64-vjeçare është gjetur e plagosur rëndë, mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pak metra larg shtëpisë së saj.

17:55
Top Talk: Mesazhet e forta të prof. Perparim Kabos për drejtësinë dhe politikën. Ja çfarë pritet të ndodhë

Profesori Përparim Kabo ka paralajmëruar se së shpejti do të dëgjohen goditje për ministra, ish ministra apo drejtues të lartë të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri.

17:55
Reja: Uellsi ngjan me Poloninë, duam të kolaudojmë lojën tonë

Në prag të miqësores ndaj Uellsit, e programuar për nesër në mbrëmje, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për rëndësinë e takimit.

17:53
Udhëtim në çatinë e Shqipërisë/ Shtigjet e alpeve të veriut janë të mbushura me turistë

Në alpet e veriut sivjet pritet të ketë shumë turistë të huaj dhe në Bjeshkët e Kelmendit kanë mbërritur vizitorët e parë.

17:51
Burri që rrahu për vdekje gruan gjatë pushimeve në kroçerë, burgoset 30 vjet në SHBA (fotot)

Një bashkëshort që rrahu me grushte për vdekje gruan e tij para fëmijëve, teksa udhëtonin me kroçerë në Alaska, është burgosur për 30 vjet në një burg federal në SHBA.

17:51
Bora Zemani zbulon surprizat në “Për’puthen on Tour”, audicionet e hapura nisin më 7 qershor në qytetin e …

“Për’Puthen on tour”, një festë që do të vijë në çdo qytet të Shqipërisë dhe jashtë saj.

17:37
FOTOT/ Polici fut me forcë në ashensor të miturën dhe e ngacmon seksualisht, por nuk pranon akuzën: Ishte thjeshtë një lojë!

Një oficer i policisë Australiane akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një ashensor në korrik 2019, ndërsa Glenn Roche, i cili u përpoq të argumentonte nuk ishte ngacmim, por thjeshtë një incident, nuk arriti që ta bindte gjyqtarin dhe kështu që 54-vjeçari është në pritje të dënimit që do t’i jepet në gusht.  

17:32
Avokatja seksi: S’do e them nëse më ngacmojnë seksualisht se paragjykohem

Në “Shqipëria Live” u diskutua ditën e sotme në lidhje me respektimin e kodit të punës dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës.

17:30
Atdheu tha se lidhja me Sarën është serioze, ish-konkurrentja deklaron se është single!

I ftuar sot në emisionin “Shqipëria LIVE”, Atdhe Xheravina foli për raportin e tij me Sara Malaj. Ndërkohë që shumë dyshonin se lidhja e tyre nuk do te zgjaste, i riu nga Gjakova tha se me ish-konkurrenten përputhja është reale e jo dosido.

17:26
Ndodh në Shqipëri! Pedagogu rrëfen historinë tronditëse: Daja përdhunoi mbesën, ajo nuk e kuptonte që e kishte lënë shtatzënë

Pedagogu Rezart Prifti ka rrëfyer detaje nga një histori tronditëse në një nga rrethinat e Lezhës, ku daja kishte përdhunuar mbesën e tij.

17:09
Vrasjet në vend, Meta: Policia të shkundet nga apatia dhe të luftojë krimin në çdo qelizë!

Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin për situatën në vend lidhur me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit.

17:05
E nisin me këmbë të keqe, Kurti dhe Vuçiç përplasje e ashpër para takimit në Bruksel!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe përplasi sërish në distancë Prishtinën dhe Beogradin, vetëm disa ditë para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi me takimin e parë të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

17:03
U soll në Shqipëri për llogari të dosjes Habilaj, Gjykata dënon me burg Reshat Radhimën

Reshat Radhima, i sjellë në Shqipëri në vitin 2019 për llogari të dosjes së bujshme Habilaj, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 vite burg. Radhima akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

16:55
Putin u kërkon evropianëve të paguajnë me euro, jo dollarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, iu bëri thirrje të premten vendeve evropiane që kur të blejnë gazin rus të paguajnë në euro dhe jo dollarë amerikan.

16:54
EMRAT/ Drejtonin automjete luksoze, zbulohet kush qëlloi për vdekje 30-vjeçarin shqiptar pas përplasjes në semafor. Ja e shkuara kriminale e viktimës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Hannover të Gjermanisë, ku pati një përplasje mes dy shqiptarëve nga Kosova.

16:50
Burri shtyn të dashurën drejt vdekjes nga ballkoni, më pas hidhet edhe vetë (fotot)

Në një episod të rëndë vrasje-vetëvrasjeje në Spanjë, një turist besohet se ka shtyrë drejt vdekjes partneren e tij duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt, dhe më pas ka kërcyer edhe vetë.

16:45
Për ty që nuk po e lë dot cigaren

Këshilli Europian lëshoi një thirrje publike për të “bërë më shumë” në luftën kundër kancerit. Në thuajse 40% të rasteve, sëmundja mund të parandalohet, e megjithatë pak po bëhet në këtë aspekt. Një plan për Europën i cili do të prezantohet deri në fund të 2021-shit do të propozojë masa parandaluese, me një orientim më të qartë drejt teknologjive digjitale, sugjerime për të përmirësuar trajtimet dhe kurat si edhe mënyrën e jetesës.

16:43
Katër avionë ulen në Gjirokastër/ Pista ajrore bëhet efektive për herë të parë që pas 1940

Gjirokastra ka pritur sot uljen e katër avionëve sportivë në fushën e aerodromit në luginën e Drinos. Është një pistë me një histori të gjatë gati 80 vjeçare e cila është përdorur deri në vitet ‘40 edhe për aviacionin civil. Kjo pistë u riaktivizua në formën e testit sot pas gati 30 vitesh dhe është një ngjarje e shënuar për eventet turistike dhe për të ardhmen e certifikimit të këtij aerodromi.

16:42
Sërish asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin: 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se, për të disatën ditë radhazi nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

16:39
Albin Kurti takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë: Greqia do ta përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias me bashkëpunëtorë.

16:37
“Nata e fundit e beqarisë”/ Big Mama drejt martesës? Fotot nga festa e madhe

Këngëtarja e mirënjohur, Big Mama ka surprizuar të gjithë fansat e saj me postimet e fundit në rrjetin social “Instagram”, teksa shfaqet duke festuar me mikeshat e saj në festën e beqarisë.

16:32
Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve

Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”. Ky dokument do t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik përpara se të miratohet nga Bordi i AMF-së. 

16:31
Gruaja vdes e pastrehë pa mësuar për trashëgiminë $800 000 në bankë (fotot)

Një nënë e dy fëmijëve në Oregon, SHBA ka vdekur e pastrehë pasi një hetues privat nuk arriti ta gjente për ta njoftuar për trashëgiminë $884,000 që e priste në bankë.

16:24
Keni bërë plane për fundjavën? Shihni më parë parashikimin e motit për dy ditët që vijnë

Shqipëria sot paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore.

16:19
Diçka nuk është në rregull, CNN: Një algë aliene po pushton detet e Turqisë!

Diçka nuk është aspak në rregull, thotë CNN: “Rrjeta e një alge detare që duket sikur të jetë aliene po mbyt të gjitha format e jetës në ujërat e Ngushticës së Dardaneleve në Turqi, ne pjesën që lidhet me Egjeun”.

16:18
Maqedonia e Veriut/ Ministri i Shëndetësisë: Virusi është i paparashikueshëm

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe shpreson që periudha e verës të jetë stabile sa i takon gjendjes epidemiologjike me pandeminë e COVID-19.

16:15
Gjermani, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 89 mijë

Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 ka shkuar në mbi 89.000 në Gjermani.

16:13
Ministrja Denaj takohet me Përfaqësuesin e ri të BB në Shqipëri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, priti në një takim kortezie Përfaqësuesin e ri të Përhershëm të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas dhe Maryam Salim, e fundit kjo që përfundon me sukses mandatin e saj 4-vjeçar në vendin tonë.

16:07
Kosovë/ Certifikohen snajperistët e FSK-së, momente nga stërvitja (Pamjet e veçanta)

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional,  sot në poligonin  e Policisë së Kosovës u mbajt ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë.

15:56
Martesa e Boris Johnson, ish-gruaja e 25 viteve: Të jetoje me të ishte e pamundur (fotot)

Ish-gruaja e kryeministrit britanik Boris Johnson, Marina Wheeler ka përshkruar ditët e fundit të martesës së dikurshme me të si “të pamundura”, teksa zbulon për herë të parë se ishte ajo që i dha fund bashkimit.

15:49
Balla viziton manastirin e “Shën Joan Vladimirit”: Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, ku përcolli mesazhe për nevojën për bashkëpunim në politikën shqiptare.

15:32
“Baba, baba”, djali i mitur i viktimës përjeton tmerrin pasi gjyshi i qëllon të atin para syve (Fotot)

Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti i vdekur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes.

15:30
Zjarr e përleshje në protestat e Minneapolis, pas vrasjes nga policia amerikane të të kërkuarit (video)

Protestues të tërbuar me autoritetet ndezën zjarre dhe grabitën dyqane dje në Minneapolis, SHBA, ne demonstrimet pas vrasjes nga policia të një të kërkuarit që kishte nxjerrë armën kur oficerët e kishin rrethuar.

15:28
Drejt evropianit me mungesa/ Ekipet kryesore kanë disa lojtarë të dëmtuar

Kur numërimi mbrapsht drejt “Euro 2020” po shkon drejt fundit, Anglia është në emergjencë për shkak të dëmtimeve.

15:19
Dendias vizitë në Prishtinë/ Ministri i jashtëm grek flet për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave

Pavarësinë e Kosovë Greqia nuk e njeh, por në Prishtinë ministri i jashtëm grek përcolli të gjithë gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur plotësisht liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

15:18
U mbyllën 700 hotele dhe restorante/ Shkak pandemia, nuk i mbijetuan dot kufizimeve për të punuar

Bizneset e sektorit të tregtisë dhe shërbimeve janë prekur më fort nga kriza e pandemisë, vitin e kaluar.

15:13
Fotot e reja të Ben Affleck, Jennifer Lopez shuajnë çdo dyshim për ribashkimin (pamjet)

Duket se romanca është rikthyer seriozisht ‘në menu’ për Ben Affleck e Jennifer Lopez.

15:12
Meta: Nuk ka shkarkim/ Presidenti injoron procesin e nisur në Kuvend kundër tij

Pak ditë para se Kuvendi të mblidhet për të vendosur për shkarkimin e presidentit të republikës ky i fundit e injoroi një fakt të tillë.

15:04
Konkurrenti i preferuar i Bora Zemanit në “Për’puthen”? Moderatorja jep emrin, pa e menduar dy herë

Sezoni i dytë i emisionit “Për’puthen” ka përmbyllur rrugëtimin e tij të gjatë, pas një transmetimi çdo ditë, për 8 muaj me radhë.

14:48
Vuçiç: Vazhdimi i dialogut, çështje ditësh

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë brenda një afati të shkurtër kohor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke konfirmuar se Serbia do t’i përgjigjet ftesës së Bashkimit Evropian.

14:45
Gjenden turistët që u zhdukën mbrëmjen e djeshme, teksa po eksploronin Valbonën dhe Thethin

Turistët nga Suedia dhe Rusia humbën kontaktet me familjarët, një natë më parë, kur po ecnin në këmbë nga Valbona drejt Thethit.

14:38
Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias,  i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.

14:35
Ministrja Xhaçka pret ambasadoren Kim: Votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, mundësi historike për diplomacinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të  Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022 – 2023.

14:22
Fotoja ekskluzive/ Menjëherë pas krimit, Kudret Salia i mbuluar nga gjaku përtokë, avokati Cama i shokuar në karrigen ngjitur

Pamjet që shihni në foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja Anila Hoxha tregojnë çastin pas krimit të ndodhur në Tiranë.

14:13
Italia përgatitet për “bombën” e të nxehtit të pazakontë!

Italia po përjeton disa ditë të ngrohta plot diell, të cilat shumë shpejt pritet të bëhen “të nxehta”.

13:45
“Biden, më keq se Trump”, presidenti shton listën e kompanive “armike” kineze!

“Donald Trump duket se e po e çon edhe më tej betejën me disa kompani kineze”, tha Joe Biden.

13:36
Alarmi i mediave greke: Turqia furnizon Shqipërinë me dronë “vrasës”/ Bie “teza”!

Dronët do të ndihmojnë shumë shpejt në kontrollin e territorit të vendit tonë, e pohuar kjo nga vetë kryeministri Edi Rama i cili publikoi disa disa nga projektet e hartuara me sipërmarrës të ekselencës turke.

13:28
“The Wall Street Journal”: Dronët e armatosur të Turqisë “ndryshuan lojën”!

“The Wall Street Journal”, një nga gazetat më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkroi se mjetet ajrore të armatosura pa pilot me kosto të ulët, dronët SIHA, të prodhuara në Turqi, u bënë “ndërrues të lojës” në luftërat në Siri, Libi dhe Azerbajxhan.

13:12
Shkencëtarët mblidhen për Vjosën/ 30 studiues nga Austria, Italia dhe Shqipëria: Lumi rrjedh i lirë

Grupi i shkencëtarëve për Vjosën ka mbajtur në Tepelenë një tryezë konkluzionesh sa i përket kërkimeve të kryera në luginën e lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë.

13:10
Itali, dadoja vritet duke mbrojtur dy vajzat që kishte nën kujdes, flet i biri

“Nëse do të ishte këtu përpara meje sot, do t’i thoja faleminderit. Faleminderit që na mësove çfarë është e mira dhe altruizmi”- djali i Teresa Scavelli, dadoja e cila vdiq për të mbrojtur dy vajzat që kishte nën kujdes, ka folur për mediat për herë të parë.

13:07
Vrau ish-dhëndrin/ Kapet menjëherë pas krimit Mexhit Picari

Policia njofton se ka kapur autorin e ngjarjes që tronditi Tiranën, Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin e tij.

13:05
Krimi në Tiranë/ Çifti po divorcohej, sot vendosej më kë do rrinte djali i madh. Viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga vjehrri më parë

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë ku mbeti i vrarë Kudret Salia.

13:05
Blinken uron Ramën për fitoren/ Letra e sekretarit të shtetit për kryeministrin: Zgjedhjet paqësore

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar kryeministrin Edi rama për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

13:00
“Armë” e re kundër emigrantëve në Greqi/ BE: Po përdorin topa shurdhues!

Bashkimi Europian ngriti shqetësime për përdorimin e topave të zërit apo topave shurdhues nga ana e Greqisë, me qëllimin të trembë emigrantët e t`i mbajë larg kufirit të saj me Turqinë.

12:50
Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas dy vajzat e mitura pamjet kur qytetarët u japin ndihmën e parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Ali Demi” në Vlorë, ku janë përplasur nga një makinë dy vajza të mitura.

12:38
Mbyllja e spitaleve Covid/ Qytetarët për “Shefqet Ndroqin”: Lajm i mirë!

Muaji qershor ka ardhur me lajme të mira. Një ditë pas lirimit të masave, autoritetet shëndetësore njoftuan edhe mbylljen e spitalit “Shefqet Ndroqi” si spital “Covid 2” gjatë pandemisë.

12:30
Antikorrupsioni, prioritet i Biden/ Në fokus kryesor është Ballkani, duhet nxitur demokracia

Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare, është një paralajmërim ky sipas eksperteve për aktorët e korruptuar në shkallë globale.

12:29
Pogradec, zonat muzeale pa investime/ Lagja e Lasgushit dhe Mitrushit lihet pas dore

Lagja muzeale e Toplecit, në Pogradec njihet si një ndër zonat më të rëndësishme për historikun e ketij qyteti, por prej vitesh investimet mungojnë.

12:13
Erdhi vera, rruga pa u ndrequr/ Pritet trafik pranë Borshit në aksin Sarandë-Vlorë

U dhanë 128 milion euro që rrugët nacionale të mos bllokoheshin.

11:58
Kolegji rrëzon opozitën për Beratin/ Lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve. PD e LSI kërkonin ndryshimin

Masakër elektorale për trupën e Kolegjit Zgjedhor nuk ka pasur as në qarkun e Beratit.

11:55
Ekzekutim në Tiranë/ Autori vret ish-bashkëshortin e vajzës, shkak konfliktet prej vitesh. Plagoset edhe ish-prokurori Adriatik Cama

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku vjehrri ka ekzekutuar me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore.

11:54
Virologia kineze e pranon: Koronavirusi është armë biologjike, tregon si u krijua

Virologia kineze, Li-Meng Yan, një ndër të parat që e vuri në dyshim origjinën e koronavirusit, u shpreh në një intervistë për Newsmax se “koronavirusi është një armë e pakufizuar biologjike”.

11:40
Vrau për një gotë birrë, Sofokli Shani mbetet në burg: Isha i dehur/ Më parë kishte vrarë pas një zënke për lepuj dhe pëllumba

Është zhvilluar ditën e sotme në gjykatën e Lushnjes seanca për masën e arrestit të 57 vjeçarit Sofokli Shani i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit mesnatën e 4 qershorit në fshatin Fier i Ri.

11:38
“U lutët për t’i shpëtuar shkarkimit?”, çudit Meta nga Manastiri “Shën Vladimirit”: Zotit i falen të gjithë ata që s’dinë çfarë bëjnë!

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” në Shijon të Elbasanit procesin e shkarkimin të tij, ndërsa po afrohet data 9 qershor, ku fati i tij do të varet nga deputetët e Kuvendit.

11:37
Lindi vetëm 1 kilogram dhe para kohe/ Pas 50 ditësh në terapi intensive, Enxhi fiton betejën me jetën (Foto)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau sot me ndjekësit e saj, në “Facebook”, një lajm të mirë.