Ministri i Infrastrukturës në Kosovë: Kam qenë në shkollë me Ministren Kushi, i lumtur të mblidhemi për kafe!

26/11/2021 11:17

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë, gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive, foli për marrëveshjet që do të nënshkruhen mes dy vendeve.

Teksa foli për rëndësinë e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës, Aliu përmend faktin se ka qenë në një shkollë me ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushin, dhe thotë se është i lumtur që do të mblidhet për të pirë kafe me shokët e klasës!

“Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë. Po nënshkruajmë këtë memorandum në Elbasan, ku kam qenë në shkollë me Evis Kushin dhe mbase mblidhemi për të pirë kafe me shokët tanë të klasës dhe kjo ma shton gëzimin e këtij nënshkrimi”, u shpreh ministri Aliu.

Gjatë fjalës së tij, ministri nënvizoi zhvillimin që synon të sjellë ky projekt për dy vendet tona, duke e cilësuar atë edhe si ëndërr të shqiptarëve.

Top Channel