“Është provokacja?”/ Pyetja që bëri Ramën të përgjigjet si ‘fallxhor’: Ata që bërtasin për Shqipërinë e madhe…

26/11/2021 12:52

Kryeministri Edi Rama, i ka veshur nota humori përgjigjes që dha për pyetjen e drrejtuar, se cila do ishte vota e tij nëse do mbahej një referendum për bashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë.

Rama e konsideroi këtë një pyetje provokuese dhe preferoi që t’i përgjigjej me një provokim.

“Është pyetje apo është provokacja. Në rast se më pyesni në hipotezën enjë referendumi paqësor të bashkimit do bëja një shkelje të ligjit dhe do votoja hapur Pro. Nëse më pyesni a do ndodhi apo jo meqë po më provokon edhe unë ju provokoj dhe ju them do ndodhi, por se di kur do ndodhi, një ditë them se do ndodhi.

Ju them atyre që do dalin dhe të bërtasin për Shqipërinë e madhe unë them që fallxhorët nuk gjykohen. Se është një fall dhe nëse do hidhja fall dhe po e hedh me imagjinatë se unë nuk hedh filxhan, por them se mund të ndodhë.

Fallin e futa në mes për përkthyesit, më ndihmoni dhe ju e thoni që foli zëri i fallxhori dhe jo i politikanit dhe kryeministrit të përgjegjshëm. Ju përgjigja provokimit me provokim. Nuk pyeten dy fallxhorë dy herë”, përfundoi Rama.

Top Channel