Pavarësisht faljes së tyre dhe rikthimit të harmonisë, Iliri ka sqaruar se nuk mund të ketë të njëjtën marrëdhënie me të gjithë banorët.

Ai ka treguar se nuk ngjason aspak me Arditin i cili ishte i aftë të përqafoj edhe me ata të cilin kishte krijuar armiqësi.

“Më fal po nuk jam Arditi, nuk bëhem dot si ai. Nuk mund të përqafoj ata të cilët deri përpara 30 minutash dëshironin të më varrosnin”,- i tha ai Monikës teksa po bisedonin.

Këtë gjë e aprovoi edhe Monika e cila shprehu se pas përfundimit të kësaj eksperience do të ruajë komunikimin me vetëm tre prej banorëve.

Top Channel