Alemany në Angli për Sterling, Xavi: Ndoshta marrim Cantona!

26/11/2021 15:29

Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, ndodhet në Mançester në përpjekje për të nënshkruar me lojtarin e City-t, Raheem Sterling.

Cadena SER pohon se drejtuesi “blaugrana” ka udhëtuar për të testuar Citizens, por klubi anglez nuk është plotësisht i bindur për largimin lojtarit 26-vjeçar, nëse nuk gjejnë një zëvendësues.

Barcelona po studion gjithashtu situatën e Edinson Cavanit, sulmuesit të United, i cili ka kuptuar se nënshkrimi i Ronaldos me “Djajve të Kuq” ia ka zvogëluar rëndësinë në skuadër.

Xavi Hernandez, i pyetur në konferencën për shtyp për udhëtimin e Alemany-t drejt Anglisë, bëri humor, duke thënë se kishte shkuar për të blerë legjendën e United, Eric Cantona.

“Cilin lojtar do të sjellë Alamany nga Mançesteri? Nuk e di… ndoshta Eric Cantona! Nuk e di, vërtet, do të shohim. Mateu ishte shumë i qartë në konferencën e fundit për shtyp që patëm. Do të shohim lëvizjet që mund të bëjmë. Nesër kemi një ndeshje dhe duhet të marrim tri pikët, që janë shumë të rëndësishme për të menduar për të tjera gjëra”, – deklaroi Hernandez.

Top Channel