Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.

 

Për banorët ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë të mirë.

Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve.

Leximi I kartolinave është shoqëruar me përlotje dhe shumë emociona veçanërisht për Semin dhe Monikën.

Të dyja i dedikuan nënave një falenderim, gjë që i zgjoi edhe mallin që kanë për to.

‘’Dua që kur të dal krahas Teas të jetë edhe nëna ime. Më ka marrë shumë malli’’,- tha ajo me lot në sy.

Ndërkaq edhe Semi e emocionuar tha për nënën e saj: Falenderoj nënën time që ka sakrifikuar aq shumë për të më mundësuar mua çdo gjë. Faleminderit për çdo lot që ke derdhur për mua, dashurinë pa kushte dhe edukatën.

 

Top Channel