Gjermani, nën hijen e pandemisë hapen tregjet e Krishtlindjeve

26/11/2021 15:52

Nën hijen e pandemisë së COVID-19 në Këln të Gjermanisë janë hapur tregjet e Krishtlindjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tregjet tradicionale të Krishtlindjes në Gjermani datojnë që nga shekulli i 14-të dhe tërheqin turistë nga e gjithë bota. Vitin e kaluar nuk ka pasur tregje kaq shumëngjyrëshe për shkak të pandemisë së COVID-19 ndërsa shumë qytete në këtë vend kanë vendosur stendat këtë vit dhe janë në pritje të vizitorëve.

Këlni është një nga qytetet gjermane ku janë ngritur 14 tregje Krishtlindjesh ndërsa më i madhi është ai përballë katedrales.

Në Gjermani, nga fundi i nëntorit deri në ditët e para të janarit të vitit të ardhshëm, mbahen tradicionalisht rreth 2.500 tregje të Krishtlindjes. Autoritetet përkatëse anuluan tregjet e mëdha të Krishtlindjes në Mynih, Dortmund dhe Charlottenberg të Berlinit.

Top Channel