51 vjeçarja britanike vdiq nga bllokimi i venave, i shkaktuar me gjasë nga vaksina AstraZeneca, thotë hetimi (fotot)

26/11/2021 15:33

Një grua e stërvitur dhe e shëndetshme, nënë e dy fëmijëve ka vdekur në Britani nga mpiksja e gjakut në venat e mushkerive, me shumë gjasa e shkaktuar nga vaksina AstraZeneca për Covid-19, u tha sot në seancën hetimore.

51 vjeçarja tragjike Michelle Barlow, nisi të vuante nga dhembje koke e të përziera rreth një javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës në mars, shkruan Daily Mail.

Rrjedhimisht ajo u shtrua në spital por fatkeqësisht vdiq po atë muaj.

Mjeku i vjetër ligjor britanik Timothy Brennand tha se Barlow, e cila punonte prej kohësh në administratën civile të Punës e Pensioneve, kishte pësuar mpiksjen e gjakut me shumë gjasa të shkaktuar nga vaksina.

Hetuesit mjekësorë të gjyaktës së Bolton thanë se gjendja e krijuar është një efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinës  AstraZeneca.

Michelle, është nënë e dy fëmijëve në Wigan, dhe mori dozën e saj të parë të vaksinës më 7 mars.

Bashkëshorti i saj Ian, tha në seancë se në ditët pas vaksinës ajo nisi të kishte simtpoma gripi dhe më vonë dhembje koke, diarre e të përziera.

Më 19 mars simptomat e Barlow ishin përkeqësuar kështu që ajo kërkoi ndihmë në spitalin e Wigan.

Doktorët kryen analizat dhe zbuluan se ajo kishte nivele shumë të ulët të plateleteve të gjakut. Këto të fundit janë qelizat më të vogla të gjakut dhe punojnë për riparimin e mureve të dëmtuara të venave.

Zoti Barlow tha se familja nuk u lejua të qëndronte me të prej kufizimeve të Covid dhe në 22 mars morën telefonatën që i njoftoi të vinin sa më shpejt në spital.

Doktorët i thanë atij se nuk mund të bënin asgjë për të shoqen dhe zonja Barlow vdiq me familjen pranë saj, disa orë më vonë.

Patologu Dr Naveen Sharma tha se shkaku i vdekjes ishtë “dështim i shumëfishtë i organeve si pasojë e embolizmit pulmonar”.

Ai shtoi se ka lidhje mes bllokimit të venave në mushkëritë e zonjës Barlow dhe vaksinës  AstraZeneca.

Sharma shtoi se 425 raste të rënda bllokimesh të venave ishin vënë re në lidhje me vaksinën  AstraZeneca.

Nga 425 rastet, 154 kishin ndodhur në venat e kokës dhe 271 në pjesë të tjera të trupit, shkruan e përditshmja Daily Mail.

73 prej rasteve ishin fatale.

Duke i bërë homazh bashkëshortes së tij, zoti Barlow tha: “Ajo ishte një bashkëshorte, nënë e mbesë e mrekullueshme. Michelle iste për mua njeriu më i dashur, i kujdesur, i durueshëm e veëmohues, që kam njohur”.

“Ajo ishte e shëndetshme dhe aktive, nuk kishte asgjë që nuk shkonte me te”.

FOTO GALERI
1/3
51 vjeçarja tragjike Michelle Barlow, nisi të vuante nga dhembje koke e të përziera rreth një javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës

Top Channel