Tregu i përbashkët, Rama: Marrëdhëniet me Kosovën shkojnë përtej, është një proces me shumë akte

26/11/2021 12:43

Pas firmosjes së 16 marrëveshjeve mes dy qeverive Kosovë-Shqipërisë, Kryeministrat Rama dhe Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pyetur se nëse do të ketë një marrëveshje për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ai thotë se është një proces që kërkon shumë akte, për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Rama, duke përmendur edhe marrëveshjen e firmosur për lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë apo shqiptarë, të cilët përmes një formulari mund të arrin të marrin një leje 5 vjeçare qëndrimi, thotë se ishte një absurditet!
Më tej, Kryeministri Rama thotë se marrëdhënia me Kosovës shkon përtej tregut, ekonomisë, por është një marrëdhënie identitare.

Gazetari: Ju folët për marrëveshjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por kur mund të kemi një marrëveshje për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë?

Rama: Tregu i përbashkët është një proces jo një akt, me shumë akte, do të thotë të garantojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave kapitaleve dhe shërbimeve. Edhe në këto marrëveshje, nëse i referohemi asaj të doganës, është një tjetër akt drejt njësimit të tregut. Marrëveshjet në fuqi, për një sërë dokumentash që ju duken eksportuesve prapë është një akt. Cila është korniza finale e tregut të përbashkët? Lëvizja nga pika në B, nga cilëndo pikë, pavarësisht se kalon nga një shet në tjetrën ti nuk shef ndryshim dhe dokumentat janë të mjaftueshme që ti të mbërrish në pikën tjetër. Ishim në një absurd total që për të shkuar e ardhur kishte procese burokratike, edhe për lejen e qëndrimit edhe për bashkimin familjar, ndërkohë që sot janë hequr. Kanë lënë një 5 vjeçar se ministria e do, se thonë për çfarë duhemi ne nëse nuk kemi një kontroll te njerëzit. Çdo ndërveprim nuk ka më kufi burokratik për ndërveprime që zhvillohen mes institucioneve. Një pjesë e akteve shkojnë në krijimin e një hapësire të përbashkët. Në rastin me Kosovën është një hapësirë që shkon përtej tregut, s’kemi një marrëdhënie që është e natyrës ekonomike apo sociale, por një marrëdhënie identitare, kulturore burimore, në këtë aspekt kemi edhe një sërë elementesh bashkëpunimi që nuk janë pjesë e kornizës së gjerë rajonale. Abetarja e unifikuar që duam të kemi në Shqipëri për vitin e ardhshëm, menjëherë gjen dakordësi dhe bëhet projekti i Kosovës sepse marrëdhënia jonë shkon përtej tregut të përbashkët.

Top Channel