Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në afëri të kënetës në hyrje të Shëngjinit.

Raportohet për persona të plagosur. Shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit si pasojë e lagështirës në rrugë. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Ambulanca dhe dy zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje.

Top Channel