17:30
U akuzua për shpërfillje të Kongresit/ Ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon dorëzohet te FBI
Steve Bannon, ish-këshilltar i ish-presidentit Donald Trump, u dorëzua te FBI, mëngjesin e ditës së sotme, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti akuza për shpërfillje të Kongresit, pasi ai sfidoi një fletëthirrje të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që po heton trazirat e 6 janarit në Kapitol.