“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për thyerje të njëpasnjëshme të rregullave.

Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë.Për të përfituar elementët e festës Pm iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur.

Zgjedhjet që ai bëri ishin këto:Birra dhe tekila,këngëtar live,sushi,aparat për foto çasti,shisha dhe balerina.Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.

Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.

Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë,”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.

Në nominin shkojnë:Pm,Dagz,Donaldi,Semi,Kledi,Beatrix,Fifi,Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.

Top Channel