Shqiptarët udhëtuan 40 % më pak në 2020-ën krahasuar me një vit më parë, kështu thonë të dhënat e INSTAT.

Numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 3,212,076.

Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,6 net.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 98,7 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 1,3 % të tyre.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (17,0 %), Janar (12,8 %), Qershor (12,1 %), Dhjetor (11,4 %) dhe Korrik (9,9 %).

Shqiptarët kanë qëndruar me pushime më shumë në muajt gusht, korrik dhe janar.

Udhëtimet sipas qëllimit

Në vitin 2020 janë regjistruar rreth 40 % më pak udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2019. Përgjithësisht është shënuar rënie për të gjitha llojet e udhëtimeve, ku rënia më e ulët është shënuar për udhëtimet për qëllime personale në Shqipëri.

Në 2020, udhëtimet e kryera në Shqipëri për qëllime pushime dhe kohë të lirë dhe arsye të tjera” janë rritur përkatësisht me 16,9 dhe 2,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (64,6 %) se udhëtimet e gjata (4+ netë). Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (55,8 %)

Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri për vizita te të afërm dhe miq kanë përqendrim më të lartë 88,4 % ndërsa jashtë saj 60,5 % e këtyre udhëtimeve janë kryer për pushime dhe kohë të lirë.

Udhëtimet e gjata në Shqipëri janë kryer më së shumti për pushime dhe kohë të lirë, 56,4 %, ndërsa për udhëtimet jashtë vendit 68,2 % e udhëtimeve të gjata janë kryer për vizita te të afërm dhe miq.

Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (89,5 %) dhe të gjatë jashtë saj (96,6 %).

Profili i udhëtarëve

Analizimi i udhëtimeve sipas grup-moshës në vitin 2020, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç

Analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë në vitin 2020, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (50,6 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,6 %).

Lidhur me kohëzgjatjen e udhëtimeve të analizuar sipas grup-moshave të udhëtarëve, në vitin 2020, vihet re që udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër (1-3 netë) kanë shënuar përqindjen më të lartë për grup-moshën 25- 34 vjeç. Ndërsa udhëtimet me kohëzgjatje të gjatë (4+ netë) janë kryer nga grup-mosha 75+ vjeç.

Udhëtimet sipas destinacioneve

Në vitin 2020, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (26,3 %), Vlorë (16,1 %), Durrës (14,0 %) dhe Korçë (8,9 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (2,1 %), Kosovë (2,0 %) dhe Itali (1,7 %).

Nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të shpërndara sipas qëllimit “Pushime dhe kohë e lirë”, vihet re se në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Tiranës me 28,9 %, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 39,0 %, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,9 %.

Udhëtimet me destinacion kryesor qarkun e Korçës kanë shënuar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e të katërt përkatësisht 28,1 %.

Kjo lidhet edhe me sezonet, pasi gjatë verës preferohen qytetet bregdetare dhe gjatë dimrit ata malore.

Në vitin 2020, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë të lirë” për tremujorin e parë janë: Italia dhe Mali i Zi, për tremujorin e dytë: Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në tremujorin e tretë: Turqia dhe për tremujorin e katërt: Mal i Zi dhe Kosova.

Në vitin 2020 shqiptarët kanë preferuar të qëndrojnë tek të afërmit se sa në hotel.

Ndërsa vërehet se kategoria “hotel” rreth 9,6 pikë përqindje, ndërkohë ulje është regjistruar për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë” me 16,9 pikë përqindje.

Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë, në vitin 2020 pesha më e lartë sipas llojit të akomodimit është regjistruar për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel”.

Numri i udhëtimeve të kryera nga udhëtarët për qëllime personale në Shqipëri dhe jashtë saj është 3,17 milionë për të cilët opsioni më i preferuar i akomodimit është “qëndrimi tek të afërmit ose miqtë”.

Ndërsa në udhëtimet e kryera për qëllime biznesi si në Shqipëri dhe jashtë saj të cilat janë rreth 0,04 milion, “hoteli” dhe “qëndrimi tek të afërmit ose miqtë” janë format më të shpeshta të akomodimit.

Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera në Shqipëri shfaqen forma të ndryshme të akomodimit në qarqe.

Udhëtimet në të cilat janë regjistruar përqindjet më të larta të akomdimit në “hotel” kanë si destinacion qarkun Vlorë, Durrës dhe Korçë, akomodimi në “ambiente me qira” është raportuar në udhëtimet që kanë si destinacion qarqet: Vlorë dhe Durrës ndërsa për kategorinë “shtëpi apo apartamente të dyta” është raportuar për destinacionet Durrës dhe Tiranë.

Sa i përket udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë, akomodimet në “hotel” paraqesin përqindjet më të larta për destinacionet si Kosovë, Mal i Zi dhe Turqi.

Akomodimi tek “të afërmit apo miqtë” paraqitet më shpesh në udhëtimet që kanë si destinacion Greqinë dhe Italinë.

Udhëtimet sipas llojit të transportit

Rreth 3,1 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 96,4 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2020.

Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet makinave private me 15 pikë përqindje.

Format e rezervimit

Në rezervimet e kryera për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera në Shqipëri vihet re se: për rezervimet mbi llojin e transportit dhe format e akomodimit përqindjet më të larta regjistrohen për udhëtimet të cilat kanë si destinacion qarkun Korçë (52,8 % dhe 40,1 %).

Sa i përket udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë përqindjet më të larta të rezervimeve si për llojin e transportit ashtu dhe për format e akomodimit janë regjistruar për udhëtimet me destinacion: Kosovë dhe Mali i Zi.

Udhëtimet një ditore vajtje-ardhje

Nëse do të analizojmë udhëtimet një ditore sipas qëllimit personale apo biznesi brenda Shqipërisë, vërehet se udhëtimet e kryera në Shqipëri në tremujorin e parë dhe të tretë kanë shënuar numrin më të lartë të udhëtimeve për qëllime personale dhe në tremujorin e dytë dhe të tretë udhëtimet për qëllime biznesi, ndërsa udhëtimet për qëllime personale jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë në tremujorin e dytë dhe ato për qëllime biznesi në tremujorin e tretë.

Vendi i origjinës së udhëtimeve

Rreth 30,1 % e udhëtimeve si brenda dhe jashtë vendit si vend origjinë kanë qarkun e Tiranës. Nga udhëtimet gjithsej të kryera në vitin 2020, vihet re se qarqet origjinë me përqindjen më të lartë për udhëtime me destinacion jashtë Shqipërisë renditen Tirana, Fieri dhe Shkodra.

Turizmi ne familje 2020_shqip

FOTO GALERI
1/17

Top Channel